Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Gold AG ka thënë se “Serbia s’po na e ndalon shaminë, siç po na e ndalojnë në Kosovë”

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin se rap-artisti Arian Agushi (Gold AG) të ketë thënë “Elhamdulilah, Serbia s’po na e ndalon shaminë, siç po na ndalojnë në Kosovë”.

Në këtë artikull gjendet edhe fotografia e këngëtarit të lartcekur së bashku me personin tjetër (Enis Presheva). Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info është gjetur se kjo fotografi është e vjetër (2014) dhe e publikuar nga faqja në Facebook “Xhamia e Madhe Prishtinë”. (shih këtu)


Në një llogari në Facebook të personit me emër Malsor Grajqevci, është gjetur e postuar kjo fotografi (24 shtator) me pretendimin se këngëtari Gold AG e ka thënë “Elhamdulilah, Serbia s’po na e ndalon shaminë, siç po na ndalojnë në Kosovë”. (shih këtu)


Portalet e dyshimta si “knews899.com”, “a-news24.com” dhe “fakti.abntimes24.com”, e kanë ndërtuar këtë artikull dhe në përmbajtje kanë futur një pjesë të komenteve të marra nga llogaria e personit “Malsor Grajqevci”. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Maqedonia Shqiptare”, “abc News Shqip”, “Gazeta Press” dhe “Gazeta FAKTI”.


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit nuk ka arritur të gjejë një deklaratë të tillë të bërë nga rap-artisti Gold AG.

Gjithashtu, as në llogarinë e tij në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram) nuk është gjetur një deklaratë e tillë.


Analiza:

Fotografia e vjetër e vitit 2014 në të cilën shihet Gold AG së bashku me një person tjetër (Enis Presheva) është publikuar nga llogaria e personit Malsor Grajqevci në Facebook, e cila mban përshkrimin Gold Ag:” Elhamdulilah, Serbia s’po na e ndalon shaminë, siç po na ndalojnë në KosovË”.

Kjo fotografi dhe komentet e bëra në këtë llogari në Facebook, janë përdorur nga portalet e dyshimta të cilat kanë krijuar artikuj me pretendimin se kjo deklaratë është bërë nga këngëtari Gold AG.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere