Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se ushtria serbe po stërvitet për të pushtuar Kosovën

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një video-material është publikuar në Facebook nga faqja “Forcat e Kosovës”, në të cilin shfaqen pamje të një personi duke folur në gjuhën serbe, si dhe pjesëtarë të forcave të armatosura serbe duke kryer stërvitje.

Përmes këtij video-materiali, faqja e lartcekur pretendon se personi që flet në video ka deklaruar se “ushtarët nuk janë duke ushtruar kot, por kan qëllim pushtimin e Kosovës”. Ndërsa protagonistit të kësaj videoje i referohet si “një ‘komandant’ i xhandarmërisë serbe”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se personi që flet në video është gazetar i kronikës së zezë në median në gjuhën serbe “TV Pink”, Mladen Mijatoviq.

Hibrid.info ka përkthyer deklarimin e gazetarit Mijatoviq, e që u vërtetua se në asnjë rast ai nuk ka përmendur Kosovën, siç pretendohet rrejshëm nga faqja “Forcat e Kosovës”.

Deklarimi i Mijatoviqit, i përkthyer në shqip:

“Pjesëtarë të Kompanisë Specialiste të Xhandarmërisë po kryejnë një ushtrim jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshëm në llogore. Hapësirat janë të ngushta, të paarritshme dhe plot me baltë, dhe pjesëtarët e Xhandarmërisë po përdorin municion luftarak. Ky është një nga ushtrimet më sfiduese dhe më të vështira, por të gjitha ushtrimet e tilla kontribuojnë në punë të sigurt dhe në zbatimin e të gjitha detyrave të caktuara në kushte reale”.


Pas kërkimit përmes programit të automatizuar “InVID”, u gjet edhe videoja autentike e publikuar nga vetë gazetari serb në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, tre ditë më parë (6 dhjetor).

Në përshkrimin e kësaj videoje thuhet “në llogore me pjesëtarë të Kompanisë Specialiste të Xhandarmërisë duke përdorur municion të vërtetë gjatë stërvitjes”. (shih këtu)


Hibrid.info e trajtoi këtë përmbajtje, pasi e njëjta deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë gjithsej 432 reagime, 280 komente dhe 45 shpërndarje. (shih fotografinë më poshtë)

Analiza:

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, pretendohet se një “komandant i xhandarmërisë serbe” ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe kanë për qëllim “pushtimin e Kosovës”.

Hibrid.info verifikoi faktet dhe vërtetoi se ky pretendim është i rremë.

Personi në video është gazetar serb i kronikës së zezë në “TV Pink”, Mladen Mijatoviq, jo komandant i xhandarmërisë, siç pretendohet.

Në këtë video ai flet vetëm për një stërvitje të vështirë me municion të vërtetë që po kryejnë pjesëtarët e Xhandarmërisë serbe, pa përmendur fare Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere