Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për dorëheqje në një degë të PDK-së në Gjermani

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Portali “illyrianinfo.com” ka publikuar të enjten (8 janar) një artikull me titullin “E FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i PDK-së”, i cili është shpërndarë edhe në faqen e tij në media sociale, i shoqëruar me imazh ku shfaqen simbolet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Megjithatë, pas klikimit në artikull sqarohet se lajmi nuk ka të bëjë me udhëheqjen qendrore të partisë, por me Shahin Dervishajn, kryetar i degës së PDK-së në Baden-Württemberg, Gjermani.

Çka nuk shkon me titullin?

 Pra, titulli është i paqartë dhe keqorientues, pasi përdor formulim të përgjithshëm duke mos e bërë të ditur vendin, ndërkohë që informacioni real kufizohet në nivel lokal të partisë në diasporë.

Artikulli i publikuar nga illyrianinfo.com i referohet raportimit të portalit “veriu.info” në lidhje me këtë lajm. Hibrid.info ka identifikuar publikimin origjinal të “veriu.info”, i cili është shpërndarë në faqen e tij në Facebook dhe webfaqe me titullin: “Dështaku i dy palë zgjedhjeve radhazi, Shahin Dervishaj, jep dorëheqje nga PDK”.

Në dallim nga “illyrianinfo.com”, titulli i veriu.info e specifikon qartë se bëhet fjalë për Shahin Dervishajn, duke shmangur paqartësinë rreth udhëheqjes qendrore të PDK-së.


Analiza:

Artikulli i illyrianinfo.com bazohet në raportimin e veriu.info, por përdor titull të paqartë që krijon përshtypjen e rreme për dorëheqjen e kryetarit qendror të PDK-së.

Ndërkohë, publikimi origjinal i veriu.info në Facebook e specifikon se bëhet fjalë për Shahin Dervishajn, kryetar i degës së PDK-së në Baden-Württemberg.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë titull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere