Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë se Kosova mbetet pa “zot shtëpie” edhe nëse Osmani e Kurti udhëtojnë njëkohësisht jashtë vendit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Mediat online “Nacionale.com” dhe “Demokracia.com”, të enjten (22 janar), kanë publikuar një artikull me titull “Osmani dhe Kurti në Davos, Kosova pa zot shtëpie: A u shkel protokolli i shtetit?”.

Në artikull pretendohet se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ndodhen njëkohësisht jashtë vendit dhe se nuk dihet kush e ushtron rolin e “zotit të shtëpisë”, duke iu referuar Ligjit për Protokollin e Shtetit që parasheh bashkërendim të vizitave të krerëve institucionalë.

Po ashtu, thuhet se për shkak të shpërndarjes së Kuvendit në nëntor, Kosova aktualisht nuk ka kryetar të Kuvendit që do ta ushtronte rolin e “zotit të shtëpisë” gjatë mungesës së tyre.


Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi se “Kosova aktualisht nuk ka kryetar të Kuvendit”, nuk është i saktë.

Faktet

Çka thotë neni 67, paragrafi 6, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës?

Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]

6. Kryetari dhe nënkryetarët formojnë Kryesinë e Kuvendit. Kryesia është përgjegjëse për
funksionimin administrativ të Kuvendit në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës të
Kuvendit.


Hibrid.info gjeti se në Rregulloren e Punës të Kuvendit, në nenin 14, shpjegohet se “në rastin kur Kuvendi shpërndahet, Kryetari dhe nënkryetarët vazhdojnë punën deri në seancën konstituive, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë administrative të punës së Kuvendit”.


Madje, në uebfaqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, edhe pas 20 nëntorit, në të gjitha lajmet e publikuara, Dimal Basha vazhdon të figurojë me titullin zyrtar ‘Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës’, gjë që konfirmon vazhdimësinë e funksionit të tij. (shih këtu)

Pra, pretendimi i publikuar në artikujt e lartcekur se aktualisht Kosova nuk ka kryetar të Kuvendit për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, nuk qëndron.


Shembull i vazhdimit administrativ të punës së Kuvendit ka qenë përgatitja e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, nga Glauk Konjufca që ka qenë kryetar i legjislaturës së tetë. Konjufca pati mbajtur një mbledhje më 8 prill 2025 me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së nëntë. Aty ishte caktuar agjenda e seancës konstituive (shih këtu).


Kurti dhe Osmani aktualisht gjenden në Davos të Zvicrës. Kryeministri në detyrë po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ndërsa presidentja në këtë forum ka shkuar me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump, ku ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes.


Analiza

Artikujt e publikuar nga “Nacionale.com” dhe “Demokracia.com” pretendojnë se Kosova ka mbetur pa “zot shtëpie” institucional, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ndodheshin njëkohësisht jashtë vendit dhe se, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, nuk ka kryetar të Kuvendit që ta ushtronte këtë rol.

Megjithatë, verifikimi i fakteve nga hibrid.info tregon se ky pretendim nuk është i saktë. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, kryetari dhe nënkryetarët vazhdojnë ushtrimin e detyrave edhe pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në seancën konstituive të përbërjes së re, për të garantuar vazhdimësinë administrative.

Rrjedhimisht, Kosova nuk ka mbetur pa kryetar të Kuvendit dhe pretendimi i publikuar në këta artikuj nuk është i saktë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere