Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Info sesioni për keqinformimin shtrihet edhe në Mitrovicën Veriore

HIBRID

Ndërkohë që aktivitetet kundër keqinformimit po vazhdojnë, Mitrovica Veriore i është shtuar listës së qyteteve ku janë zhvilluar sesione informuese në kuadër të projektit “Countering Disinformation Narratives through Innovation and Experiential Learning”.

Gjatë një sesioni dyorësh të mbajtur në hapësirat e NGO Aktiv, pjesëmarrësit diskutuan mbi format e çrregullimit informativ, duke synuar rritjen e vetëdijes dhe thellimin e njohurive rreth këtij fenomeni.

Info sesioni u karakterizua nga diskutime interaktive dhe shkëmbim përvojash, duke u fokusuar në mënyrat se si komunitetet lokale mund të përballen më efektivisht me përmbajtjet keqinformuese.

Ky projekt, i financuar nga U.S. Embassy Pristina, synon të fuqizojë komunitetet lokale, duke i ndihmuar jo vetëm të kuptojnë më mirë dezinformimin, por edhe të zhvillojnë aftësi dhe qëndrueshmëri për t’iu kundërvënë atij.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere