Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Konferencë për media: Rritje e keqinformimit në TikTok rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

HIBRID

Hibrid.info ka publikuar të dhënat më të fundit që tregojnë për një rritje të keqinformimit në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, lidhur me zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025.

Sipas raportit, gjatë muajit tetor shumica e përmbajtjeve keqinformuese janë shpërndarë në rrjete sociale, ku TikTok ka qenë platforma më e përdorur. Temat kryesore të këtyre përmbajtjeve përfshijnë sondazhet zgjedhore dhe procesin zgjedhor në vend.

Të dhënat tregojnë se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve janë identifikuar dhe verifikuar gjithsej 14 sondazhe të rreme, shumica prej tyre të publikuara në TikTok.

Ekspertët theksojnë se formatet e thjeshta dhe të shpejta të videove në këtë platformë kontribuojnë në përhapjen më të lehtë të keqinformatave, duke ndikuar veçanërisht në diskursin politik dhe fushatat zgjedhore.

Hibrid.info njofton se do të vazhdojë angazhimin në luftimin e çrregullimit informativ, me synim krijimin e një mjedisi mediatik më të shëndetshëm dhe më të besueshëm në Kosovë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere