Në kuadër të trajnimit “Hulumtimi dhe verifikimi i fakteve online”, është mbajtur ligjërata me temë “Dezinformimi, Fact-Checking dhe Edukimi Medial”, ku u trajtuan sfidat dhe praktikat kryesore në luftën kundër keqinformimit.
Ligjërues ishte Darko Brkan, drejtues i Zasto Ne, i cili prezantoi përvojat e organizatës në zhvillimin e platformave rajonale për kontroll të fakteve, si Raskrinkavanje dhe Istinomjer.
Gjatë ligjëratës, ai shpalosi metodologjitë e përdorura për identifikimin dhe demaskimin e dezinformimit, duke theksuar rëndësinë e standardeve profesionale në gazetari dhe rolin kyç të edukimit medial si një nga mekanizmat më efektivë për t’u përballur me përmbajtjet manipuluese.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Promovimi i gazetarisë objektive dhe lufta kundër dezinformimit”, i mundësuar nga National Endowment for Democracy dhe i realizuar nga hibrid.info.


