Të fundit | Sondazhi i rremë paraqitet si i realizuar nga një televizion Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar
[ ARTIKULLI ]

Përmes një fotografie të vjetër pretendohet rrejshëm se nën organizimin e Ramës, Osmani u takua me Vuçiqin

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Fotografia nuk shfaq momentin e një takimi ndërmjet Osmanit dhe Vuçiqit.

Publikohet një imazh me anë të cilit pretendohet se shfaqet momenti i një takimi mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, takim të cilin e kishte organizuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar të hënën (11 maj) në Facebook, nga një llogari me emrin “Avni Ukshini” dhe të martën (12 maj) nga llogaria “Lajme Nga Bota” dhe faqja “Authchthonous”.

Cila është e vërteta?

Imazhi me anë të cilit është publikuar pretendimi, shfaq momentin e takimit të realizuar të liderëve e shteteve të rajonit janë me ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).

Faqja “Authchthonous” ka mbi 145 mijë ndjekës, llogaria “Lajme Nga Bota” 10 mijë ndjekës, ndërsa llogaria “Avni Ukshini” numëron mbi 1 mijë ndjekës.

Deri në momentin e trajtimit përmbajtjet në total kanë mbi 1 mijë pëlqime, mbi 500 shpërndarje dhe mbi 200 komente. Në bazë të përbajtjes së pjesës më të madhe komenteve, mund të vlerësohet se audienca ka mundësi ta përceptojë pretendimin si të besueshëm.


Hibrid.info hulumtoi me anë të “InVID”, programit te automatizuar të kërkimit dhe gjeti disa artikuj që tregonin se kur ishte shkrepur ky imazh (shih këtu).

Përmbajtjet tregojnë se imazhi është realizuar gjatë një darke pune në vitin 2022, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP). Në fotografi shihen ish-kancelari gjerman Olaf Scholz në qendër të tavolinës, pranë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në krah të Osmanit ndodhet kryeministri shqiptar Edi Rama. Përballë tyre janë kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i atëhershëm i Malit të Zi Milo Gjukanoviq (shih këtu dhe këtu).

Në artikuj tregohet se kjo fotografi ishte publikuar nga kryeministri Rama. Hibrid.info kontrolloi në llogarinë e Ramës në Facebook dhe gjeti imazhin në fjalë (shih këtu).


Përveç kësaj, hibrid.info ka hulumtuar edhe me anë të motorit të kërkimit “Google” me fjalët “vjosa osmani takohet fshehtas me presidentin vuçiq”. Rezultatet nga kërkimi nuk shfaqën asnjë burim që do të konfirmonte pretendimin në fjalë (shih këtu).

Analiza:

Një imazh i shpërndarë në Facebook pretendon se shfaq një takim të fshehtë mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të organizuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, rezultoi se pretendimi i ngritur në këto postime nuk është i saktë.

Përmes hulumtimit u vërtetua se imazhi është shkrepur gjatë një darke pune në vitin 2022, në kuadër të Samitit të liderëve të Evropës Juglindore (SEECP). Në fotografinë origjinale shihet se të pranishëm ishin edhe ish-kancelari gjerman Olaf Scholz dhe liderë të tjerë të rajonit.

Bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere