Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se çmimi i bukës në Slloveni, është më i lirë se në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi ku shfaqet produkti ushqimor, bukë, me etiketën që tregon çmimin për 0.19 euro dhe me mbishkrimin që pretendon se paraqet vlerën e këtij produkti në shtetin slloven.

Imazhi është publikuar sot (8 maj) dhe dje (7 maj ) nga faqe të shumta në Facebook.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet dhe ka gjetur se pretendimi është i pa konfirmuar.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqet e shumta në Facebook:

https://www.facebook.com/search/posts?q=Buka%20n%C3%AB%20Slloveni%20kushton%200.19%20euro%20cent&filters=eyJyZWNlbnRfcG9zdHM6MCI6IntcIm5hbWVcIjpcInJlY2VudF9wb3N0c1wiLFwiYXJnc1wiOlwiXCJ9In0%3D


Hibrid.info ka gjetur se në bazë të pamjes së paraqitur, është e vështirë të vërtetohet nëse etiketa e çmimit nënkupton vlerën e produktit të shfaqur në fotografi, apo ndonjë produkti tjetër.

Ajo çka vërehet në etiketë është togfjalëshi “bela štruca”, të cilën hibrid.info e ka kontrolluar në veglën, “Google Translate” të makinës së kërkimit, “Google”  dhe ka gjetur se në gjuhën shqipe, e njëjta, përkthehet si “copë e bardhë” (këtu).

Hulumtimet tjera të hibrid.info, tregojnë se fjala “štruca”, ka kuptimin e një cope apo pjese të bukës, që nënkupton se produkti i shfaqur në imazh, jo domosdoshmërisht i pështatet përshkrimit në etiketë (shih këtu).

Tutje, hibrid.info, me anë të makinës së kërkimit “Google”, ka gjetur se një bukë me peshë prej 500 gram në Slloveni, kushton 1.70 euro (këtu dhe këtu), ndryshe nga Kosova, ku për të njëjtën paguhet 0.50 euro (këtu).

Të dhënat tjera të gjetura tregojnë se Kosova renditet në mesin e vendeve me çmimin më të ulët, të produktit në fjalë, në Evropë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi i paraqitur me anë të një fotografie, që thotë se çmimi i bukës me peshë 500 gram, në Slloveni, është 0.19 euro, nuk është i saktë.

Hibrid.info ka gjetur se për të njëjtin produkt, në këtë vend, paguhet diçka më shumë se 1.70 euro, ndërsa Kosova renditet në mesin e vendeve me çmimin më të ulët në Evropë, sa i përket vlerës së bukës në treg.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si, “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere