Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për dëbimin e një familjeje serbe nga banesa në veri të Mitrovicës dhe për uzurpimin e pronës së tyre nga një shqiptar, është i pasaktë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar se Qeveria Kurti po vazhdon terrorin ndaj serbëve në veri të Kosovës, duke përmendur se Policia e Kosovës ka dëbuar familjen serbe Janjićijević nga një banesë në veri të Mitrovicës, të cilën sipas tij e ata e kishin blerë në mënyrë të rregullt, por që tani është uzurpuar nga një shqiptar.

Këtë pretendim ai e ka bërë të mërkurën (23 korrik) me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në platformën “X”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi i Petkoviq është hedhur poshtë nga autoritetet qeveritare në Kosovë.

Statusi i Petkoviq në “X”, i përkthyer në shqip:

“Vazhdon terrori i Kurtit ndaj serbëve! E ashtuquajtura Policia e Kosovës po dëbon familjen serbe Janjićijević, një nënë vetushqyese me dy fëmijë, nga banesa në veri të Mitrovicës, të cilën e kishin blerë në mënyrë të rregullt, por që u uzurpua nga një shqiptar! Gabohen nëse mendojnë se serbët do të mbeten pa kulm mbi kokë!”

Për rastin në fjalë është raportuar edhe nga disa media në gjuhën serbe si: “Kosovo-online.com”, “Insajder.net” dhe “rtv.rs”.

Hibrid.info hasi në një sqarim të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), organ qeveritar për zgjidhjen e kërkesave të pronësisë dhe të drejtave të shfrytëzimit për pronën e paluajtshme private, përfshirë pronat bujqësore dhe komerciale, që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë (27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999 )(shih këtu).

Në sqarimin e publikuar po ashtu të mërkurën (23 korrik), në faqen e këtij institucioni në Facebook, tregohet se familja e Ferki Shipolit është pronare e ligjshme e kësaj prone, e cila ishte uzurpuar në mënyrë të paligjshme. Sipas AKKVP-së, rikthimi i pronës është bërë përmes procedurave ligjore zyrtare, që respektojnë vendimet e institucioneve përkatëse, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të palëve (shih këtu).

Reagimi i AKKVP-së në Facebook:

“Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) kundërshton ashpër deklaratat e pavërteta të z. Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i konsideruar ato përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim.

Rasti në fjalë, që përfshin pronën e familjes Ferki Shipoli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës. AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi.

Rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës.

Deklaratat e tilla si kjo e Petar Petkoviqit janë të papranueshme sepse nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën. AKKVP mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj.”

Kësaj deklarate i është bashkangjitur edhe një dokument, ku është paraqitur vendimi vitit 2005 i Komisionit të Kërkesave për Çështje Pronësore dhe Banesore, në cilin vërtetohet se Ferki Shipoli është posedues i pronës në fjalë.

Analiza:

Pretendimi i Petar Petkoviq se Policia e Kosovës ka dëbuar familjen serbe Janjićijević nga një banesë që ata e kishin blerë në mënyrë të rregullt dhe që më pas u uzurpua nga një shqiptar, nuk është i saktë.

Autoritetet kosovare dhe Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës kanë vërtetuar se prona në fjalë i takon ligjërisht familjes së Ferki Shipolit dhe rikthimi i saj është bërë përmes procedurave ligjore të rregullta.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere