[email protected]
Lajm i vjetër me titull të sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Kosova nuk lihet në dotë të Albinit, ai mundet t’ia kthej atë Serbisë për pak vjet”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky portal i dyshimtë ka marrë një deklaratë të vjetër të datës 1 dhjetor 2020 të ish-analistit politik, i cili tash është pjesëtar i subjektit politik PDK, Faton Abdullahu.

Abdullahu në profilin e tij zyrtar kishte shkruar:

“Rezultati i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës nuk mund të merren si barometër real për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e guximit të VV-së për tu ballafaquar me dialogun me Serbinë. Një kryeministër tutcan në këtë segment që nuk do të përlyhet vet për ta nxjerrë Kosovën nga lloqi, nuk bën ti lihet timoni i Kosovës në dorë”.

Mirwpo, ai nuk përmendi se Albini mund t’ia kthej Kosovën Serbisë për pak vite, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/09/kosova-nuk-lihet-ne-dore-te-albinit-ai-mundet-tia-kthej-ate-serbise-per-pak-vjet/?fbclid=IwAR0JYoidKF9CQ0bbe4rEi2uhAjuqdt-bGzkkRYWEgywrKXuPaxS9wPhnfkw

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://gazetametro.net/analisti-abdullahu-tregon-pse-vv-nuk-mund-ti-fitoje-zgjedhjet-qendrore-si-ato-ne-podujeve-kurti-eshte-tutcan/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “specialja.com” përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër të cilin ky portal i dyshimtë e ka publikuar si aktual. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others