Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Si të bisedoni me fëmijët tuaj lidhur me lajmet e rreme?

HIBRID

Nëse jeni prind, ju mesiguri jeni mësuar që fëmijët tuaj t’ju mbajnë aktiv me pyetje të panumërta. Mirëpo, me zhvillimin e shpejtë të rrjeteve sociale, ky aktivitet pritet të jetë vështirë i menaxhueshëm.

Me këtë lindin dilemat se çfarë po shikojnë fëmijët dhe në cilën platformë? Dhe, ç ‘është më e rëndësishmja, shtohet dilema nëse mund t’i besojnë materialeve që i shohin e lexojnë?

Lajmet e rreme dhe dezinformata janë një problem në rritje… Me këtë shtohet edhe shqetësimi i prindërve për t’i bërë ata të kuptojnë se çka është fakt e çka gënjeshtër?

BBC ka bërë një përmbledhje të disa këshilla

Këtu janë gjërat që fëmijët duhet t’i kenë parasysh kur shohin një lajm në internet:

Artikulli – çfarë po përpiqet të thotë? A mund të gjendet ky lajm diku tjetër dhe a raportohet në të njëjtën mënyrë?

Emocionet – si i bën ata të ndihen? Një lajm i rremë përpiqet të manipulojë ndjenjat e njerëzve për t’i bërë ata të klikojnë. Kini kujdes nga ndjenja e “uaau” dhe ndaloni para se të ndani. Mund të jetë edhe një shaka!

Foto – është e rreme apo jashtë kontekstit? Kontrolloni me një kërkim të kundërt të imazhit për të gjetur se nga është origjinali i saj.

Autori – cila është URL-ja? Kontrolloni shiritin e adresave në krye – URL-të më të besueshme përfundojnë me “.com”, “.co.uk”, “.net”, “.gov”, “.org”, “.mil” dhe “.edu”. Nëse jo, mund të jetë false. A ka ndonjë ekspert të emëruar ose të cituar?

Shpërndarjet – edhe nëse shpërndahet nga një mik apo person i famshëm, nuk do të thotë se artikulli është i saktë.

(Artikull i publikuar nga BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere