[email protected]
Rishikimi i javës: Lajme të rreme për tema të ndryshme në media sociale, dezinformata për punë në Gjermani dhe Zvicër, manipulim i fakteve me vendimin e lirimit të Kurtit nga burgu
shape
shape
shape
EDU

Lajmet e rreme e kanë dominuar ekosistemin keqinformues në gjuhën shqipe gjatë javës që shkoi.

Përmbajtjet të cilat janë vlerësuar si lajm i rremë janë publikuar në mediat sociale, kryesisht në TikTok lidhur me pretendime të rreme se Kadare ka dhënë komente dhe vlerësime negative për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin; se Naim Murseli i ka dhënë fund jetës së tij gjatë ditës së 11 dhjetorit; se Murseli me 16 dhjetor është goditur me grushte nga dy të burgosur; se Kosovës do t’i dhurohen pajisje ushtarake.

Dezinformatat e publikuara në mediat sociale dhe portale të dyshimta ndërlidheshin me pretendime të pabaza për kushtet e punës në Gjermani dhe Zvicër.

Manipulim i fakteve lidhur me vendimin e lirimit nga burgu të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ish-presidenti i Jugosllavisë,  në vitin 2001.

Clickbait artikujt kryesisht ishin lidhur me ngjarje të ndryshme kryesisht të publikuara në portale informative për raste tragjike.

Dy përmbajtje të paverifikuara janë publikuar në media sociale ku njëra kishte të bënte me imazhin e “personazhit të vitit” e revistës amerikane “Time” dhe tjetra pretendimi se kompania Puma i jep fund marrëveshjes së sponsorizimit me kombëtaren izraelite.

Dezinformatë

Faqja në Facebook që mban emrin “ Atdheu Lajm” ka publikuar me datë 9 dhjetor një artikull me titull “Gjermani/ Bonus mirseardhjeje prej 10,000€ për punëtorët e këtij sektori”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë, që nuk i përgjigjet as përmbajtjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje ku shkruan se një spital në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë, ka vendosur të ofrojë bonuse mirëseardhjeje prej 10,000 eurosh për secilin punonjës të ri. (këtu)

Portali i dyshimtë, që mban emrin “AtdheuLajm.com” ka publikuar (10 dhjetor) një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se shteti i Zvicrës kërkon punëtorë. Titulli i artikullit po ashtu tutje paralajmëron se ky artikull do t’i paraqesë punët që mund të punohen pa diplomë nga punëtorët që kërkon Zvicra. Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se përmbajtja e këtij artikulli nuk e tregon pretendimin e shfaqur në titull. (këtu)

Portali i dyshimtë “atdheulajm.com” ka publikuar një artikull që mban titullin “Lajm i keq për shqiptarët që jetojnë në këtë vend të Europës, merret vendimi i rëndë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, duke vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe përmban titull të pasaktë. (këtu)

Lajm i rremë

Një llogari në TikTok që mban emrin “KosovariPress” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqet imazhi i shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Këtij imazhi i është shtuar mbishkrimi, që pretendon se Kadare ka dhënë komente dhe vlerësime negative për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Por pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime konkrete që vërtetojnë pretendimin. (këtu)

Një llogari në Tiktok që mban emrin “Jongross” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqet imazhi i Naim Murselit, të arrestuarit të dyshuar për planifikimin e marrjes së jetës së Liridona Ademaj Murselit. Në video-material pretendohet se Murseli i ka dhënë fund jetës së tij gjatë ditës së 11 dhjetorit. Por pas hulumtimit dhe verifikimit të bërë nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime konkrete që vërtetojnë pretendimin. (këtu)

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material që shfaq pajisje ushtarake. Në mbishkrimin e video-materialit pretendohet se Kosovës do t’i dhurohen si donacione tanke dhe drona, pa e specifikuar se nga cili vend do të vije donacioni. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë. (këtu)

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqen pajisje ushtarake për të cilat pretendohet se do t’i dhurohen Kosovës si donacione. Por, hibrid.info nuk ka gjetur burime që vërtetojnë pretendimine publikuar nga llogaria në fjalë. (këtu)

Faqja në Facebok që mban emrin “Atdheu Lajm” ka publikuar një artikull me titull “Lajm fantastik: Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”. Në këtë artikull pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një ditë. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info në llogarinë personale të Morinës në Facebook, ka gjetur se i njëjti ka demantuar këtë artikull, të cilin e ka cilësuar si të rremë dhe se i njëjti nuk është bërë nga ana e tij. (këtu)

Llogaria në median sociale Tiktok që mban emrin “Jongross” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqet imazhi i Naim Murselit, të arrestuarit të dyshuar për planifikimin e marrjes së jetës së Liridona Ademaj Murselit. Në video-material gjendet mbishkrimi me anë të së cilit pretendohet se Murseli me 16 dhjetor është goditur me grushte nga dy të burgosur. Por pas hulumtimit  dhe verifikimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, nuk janë gjetur burime konkrete që vërtetojnë pretendimin e llogarisë së lartcekur. (këtu)

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material me pamjet e një aeroplani ushtarak. Në mbishkrimin e këtij video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin raketa të Turqisë të cilat i janë dhuruar Kosovës. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i rremë dhe se pamjet paraqesin një avion ushtarak të ushtrisë braziliane. (këtu)

Manipulim i fakteve

Mediumi informativ “KosovaLive.net” ka publikuar një video-material, pjesë nga emisioni i drejtorit të Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli. Autori i këtij emisioni, ka publikuar vendimin e lirimit nga burgu të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ish-presidenti i Jugosllavisë,  në vitin 2001. Sheholli nga sekonda e 45-të, pretendon se ky vendim publikohet për herë të parë në opinionin publik, në emisionin e tij. (këtu)

Clickbait

Disa media online kanë publikuar një artikull me titull “Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund–PSG”. Pas verifikimit të fakteve, kuptohet se këto portale në këtë artikull kanë vendosur titull jo adekuat, i cili nuk qartëson përmbajtjen. Në përmbajtje bëhet e ditur se gjyqtari nga Kosova do të referojë ndeshjen e grupmoshave të reja nën 19 vjeç (U19), e cila zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmund U19 dhe Paris Saint-Germain U19. Ndërsa në titull lë të kuptohet se gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza, do të ndajë drejtësinë e ndeshjes së ekipeve të para të këtyre dy skuadra në kuadër të Ligës së Kampionëve. (këtu)

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “Policia sekuestron 11 tonë kokainë”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron për policinë e cilit shtet bëhet fjalë. Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet se “Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës”. (këtu)

Mediumi informativ me emrin “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “E trishtë: Qentë endacakë sulmojnë brutalisht një vajzë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se “Ky është momenti kur një tufë e qenve endacakë sulmojnë dhe i shkaktojnë lëndime një vajze 9-vjeçare në një qytet në Rusi,”. (këtu)

Përmbajtje e paverifikuar

Faqja në Facebook që mban emrin “TopLajm” ka publikuar  një postim me mbishkrimin “Puma i jep fund marrëveshjes së sponsorizimit me kombëtaren izraelite Ky është një nga rezultatet e presionit në rrjetet sociale”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se vendimi i kompanisë Puma për të shkëputur kontratën për sponsorizimin e fanellave të kombëtares së Izraelit në futboll, ishte marrë përpara sulmit të Hamasit më 7 tetor. Pra, shkëputja e kontratës së Puma-s nuk është bërë shkaku i persionit në media sociale, siç pretendon faqja e lartcekur. (këtu)

Një faqe në Facebook me emrin “Idealisti-al”, ka publikuar një fotografi ku pretendohet të jetë kopertina e “personazhit të vitit” e revistës amerikane “Time”. Në fotografi shihet imazhi i një burri palestinez si personazhi i vitit të revistës në fjalë. Por pas verifikimit të fakteve, të kryer nga Hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë. (këtu)

Kontrolli dhe vlerësimi i deklaratave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishte deklaruar se pagat e minatorëve të Trepçës, në bazë të marrëveshjes se arritur ndërmjet sindikatës së minatorëve dhe disa deputetëve, do të ekzekutohen në datat 6 deri në datën 10 të çdo muaji. Por pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info, është vërtetuar se pavarësisht deklaratës së ministres, pagat e muajit tetor nuk janë ekzekutuar deri në datën 27 nëntor. (këtu)

Share With Others

Translate »