Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “promakale.com” ka publikuar një artikull me titull “Vjen lajm i hidhur per Kosoven , vdes ish-kryeministri”.

Ngjarja ka të bëjë me vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino, i cili ishte i infektuar me virusin Korona. Ndërsa në titull, autori ka pretenduar ta paraqes si një ngjarje që ka ndodhur në Kosovë.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “promakale.com”:

Vjen lajm i hidhur per Kosoven , vdes ish-kryeministri

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të Covid-19. Fino nuk ka mundur dot ta fitojë bete jën me virusin, duke mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04.00. Bashkim Fino u infektua më 13 mars nga Covid-19. Lajmin për infektimin e tij e bëri vetë me dije zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruante se ‘kampioni’ po luf tonte.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “promakale.com”:

https://promakale.com/2021/03/29/vjen-lajm-i-hidhur-per-kosoven-vdes-ish-kryeministri/


Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në disa media të Shqipërisë.

https://a2news.com/2021/03/29/koronavirusi-i-merr-jeten-politikanit-bashkim-fino/

Analiza:

Portali i dyshimtë “promakale.com” ka përdorur një lajm që ka të bëjë me vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino, të cilin e ka publikuar me titull të rremë duke dezinformuar lexuesit se gjoja ka vdekur një ish-kryeministri i Kosovës. Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere