[email protected]
Kërkesa për ndjekje penale ndaj Thaçit e Mustafës nuk është bërë nga ndonjë institucion relevant
shape
shape
shape

Portali “Botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kërkohet ndjekja penale për Hashim Thaçin e Isa Mustafën”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është konstatuar se në këtë artikull nuk flitet se është kërkuar ndonjë ndjekje penale për Thaçin dhe Mustafën nga ndonjë institucion apo person me pozitë zyrtare, por në përmbajtje gjendet një opinion i një ish- eprori të lartë të UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari.

Miftari ka pretenduar se ish-udhëheqësit politike e institucional, ish-presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeministri Isa Mustafa, duhet të ndiqen penalisht për, siç ka thënë ai, nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë, në kuadër të dialogut, për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke e quajtur këtë si të dëmshme për interesat nacional dhe territorin e Kosovës.

 Pra, titulli duket të jetë bërë me tendencë dhe, njëkohësisht, nuk i përgjigjet përmbajtës së artikullit.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Botasot.info”:

Kështu Miftari shkruan në një postim në Facebook.

“Biseduesve dhe nënshkruesve të Asociacionit ekzekutiv për komunat dhe kishat Serbe në Kosovë duhet të ndjeken penalisht me ligj, në gjykatë ta tregojnë arsyen e dëmtimit të qëllimshëm të interesit nacional të vendit dhe të territorit të shtetit të Kosovës!

Ishte kjo nga mosdija apo ishte në pytje interesi material parat që shiten interesin e vendin, apo ishin arsye dosjet e UDB dhe dosjet e krimeve arsyet krysore të favorizimit të shtetit kriminel, Serbisë karshi Kosovës!”, shkruan Miftari.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1753523/kerkohet-ndjekja-penale-per-hashim-thacin-e-isa-mustafen/?fbclid=IwAR2fgiutElvvBT_iSAGYz4GCB4hEBr0PpyN-3c3qDkISZ-APjC6Y1azrrRc


Analiza:

Portali “Botasot.info” e ka publikuar këtë opinion të ish- eprorit të lartë të UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari, i cili kërkon ndjekje penale për Thaçin e Mustafën për, siç është shprehur, dëmet që i kanë bërë me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave më shumicë serbe. Mirëpo në titull të artikullit nuk qartësohet se bëhet fjalë për një opinion. Pra në titull shkruan vetëm se kërkohet ndjekje penale për këta dy ish-liderë politikë e institucionalë, duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë po kërkohen nga ndonjë institucion relevant, siç mund të jenë ato të sundimit të ligjit apo të rendit.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, artikulli i publikuar nga “kosova-sot.info” merr vlerësimin si “clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others