[email protected]
Hoti nuk ka paralajmëruar dorëheqje nëse Osmani zgjidhet Presidente
shape
shape
shape

Media e dyshimt “GazetaAktive” nga faqja e tyre ne Facebook, ka shpërndarë një lajm të një ueb-faqe me emër – “todaykhobor.com”, me titull “Hoti: Jam i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit pasi u bë Vjosa Presidente”.

Në titull pretendohet të paraqitet në mënyrë të sajuar një qëndrim i ish-kryeministrit, tash deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me procesin e votimit të Vjosa Osmanit për Presidentet të vendit. Ndërsa, në brendi të artikullit, është publikuar një lajm i marr nga emisioni “Debat Plus” i RTV Dukagjini, që paraqet një pretendim tjetër të ngritur në kuadër të këtij emisioni.

Artikulli i publikuar nga “todaykhobor.com” e i shpërndarë nga “GazetaAktive”:

T: Hoti: Jam i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit pasi u bë Vjosa Presidente

Njëri prej tre deputetëve te LDK-së, që nuk votuan sonte për Vjosa Osmanin ishte edhe ish kryeministri Abdulla Hoti. Sipas burimeve të Debat Plus, Hoti ka thënë se dorëhiqet por s’e jep votën e tij. “Hoti: Jam i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit pasi u bë Vjosa Presidente”.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “todaykhobor.com” e i shpërndarë nga “GazetaAktive”:

https://todaykhobor.com/healthy/hoti-jam-i-gatshem-ta-dorezoj-postin-e-deputetit-pasi-u-be-vjosa-presidente/?fbclid=IwAR1oBu-f8NvFuSISsA_jflUnRz6Li7J8ZJL-M2aN3Z8BJz1Y-bBkxnK1xbs

Në fakt, sipas burimeve të RTV Dukagjini, ndonëse të pa konfirmuara, Hoti ka thënë se është “i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit”  për mos t’i dhënë votë Osmanit. Por jo të jap dorëheqje pasi zgjedhjes së Osmanit në pozitën e Presidentes, siç pretendohet nga “Gazeta Aktive”.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar nga disa media:

https://telegrafi.com/?s=Hoti%3A+Jam+i+gatsh%C3%ABm+ta+dor%C3%ABzoj+postin+e+deputetit+e+t%C3%AB+mos+i+jap+vot%C3%AB+Osmanit

Analiza:

Ky artikull i shpërndarë nga “GazetaAktive” është i trilluar. Sikurse në titull, ashtu edhe në përmbajtje është ndryshuar deklarata e Hotit e publikuar në RTV Dukagjini. Nga kjo analizë, rezulton se ky artikull mund të vlerësohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.



Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others