Disa portale të dyshimta kanë ri-publikuar një artikull që ka të bëjë me punësim në Gjermani, me titull të sajuar “Nxitoni Gjermania kërkon punëtorë: Paga 30 mijë Euro në vit plus banesa e paguar!”.
Në kuadër të këtij artikulli, paraqitet një lajm i vjetër i botuar në prill të vitit 2018, për një kërkesë për punëtorë nga kompania që menaxhon Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani (Fraport).
Ky lajm, që është pjesë këtij artikulli, është publikuar edhe më herët nga mediat tjera, por po dhënë shumë detaje. Megjithatë, përkundër kësaj, artikulli i ripublikuar ka një titull që nuk përket as me këtë lajm, pra në titull thuhet se do të paguhen edhe banesa, që është një pretendim i rremë.
Artikulli i botuar nga portalet e dyshimta – todaykhobor.com, kosalb.net, specialja.com etj:
“Punëdhënësi më i madh gjerman, aeroporti Fraport, ka njoftuar se punëtorëve të interesuar u ofron pagë vj etore midis 25 mijë dhe 30 mijë euro, shkruajnë mediet gjermane.
Punëtorët megjithatë do të duhej të kenë njohuri të gjuhëve gjermane dhe angleze, ku përpos punëtorëve të k ualifikuar do të punësojnë edhe punëtorë të pakualifikuar. Aeroporti i Frankfurtit i ka 81 mijë të punësuar, megjithatë ka ende m ungesë të f uqisë punëtore.”
Vegëzat e publikimeve:
https://www.facebook.com/1543793585857375/posts/2928098377426882/
https://www.facebook.com/permalink.php?id=258065214730004&story_fbid=992941401242378
Përveç kësaj, hibrid.info ka gjetur se edhe artikulli i publikuar në prill të vitit 2018, nga media kosovare, të cilat citojnë si burim “zëri.info”, nuk ka fakte të mjaftueshme që argumentojnë pretendimin e bërë.
Vegëzat e publikimit të këtij lajmi nga mediat në prill të vitit 2018:
https://www.arbresh.info/lajmet/gjermania-kerkon-punetore-paga-vjetore-deri-ne-30-mije-euro12/
Edhe përkundër kërkimit përmes filtrave në makinat e kërkimit, nuk është gjetur një artikull i tillë i publikuar nga zëri, apo në gjuhën gjermane apo angleze.
Analiza:
Nga shqyrtimi i të gjitha fakteve, hibrid.info vlerëson se kjo përmbajtje është e pa argumentuar, është e vjetër dhe e në disa pjesë e sajuar. Për këtë arsye, këtë përmbajte ekipi i hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.