[email protected]
Paraqitet si lajm një opinion që u bën thirrje serbëve në veri ta paguajnë rrymën
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me emër “fakte.buzz” ka publikuar një artikull me titull “Vjen kerkesa urgjente/ Serbëve në veri, urgjentisht ose ta paguajnë energjinë elektrike ose t’u ndalet rryma”.

Portali në fjalë është munduar të paraqesë si lajm artikullin e lartpërmendur.

Por, që pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur se artikulli në fjalë, në fakt paraqet një opinion të një gazetari.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “fakte.buzz”:

https://fakte.buzz/vjen-kerkesa-urgjente-serbeve-ne-veri-urgjentisht-ose-ta-paguajne-energjine-elektrike-ose-tu-ndalet-rryma/?fbclid=IwAR2gOnTXzw78dkmTw9iTLwjimMYOR_DoHvAAG3x8nmhGxunN3fCrZAWEb_I

I njëjti artikull është ndarë edhe në facebook nga faqet “Pamfleti.com” dhe “Tv Rapsodet” (shih këtu dhe këtu).


Por pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik, i cili paraqet një opinion të gazetarit, Faton Mehmeti. (shih këtu)


Portali i dyshimtë “fakte.buzz” ka publikuar të njëjtin artikull dhe nuk ka specifikuar faktin që artikulli përfaqëson një opinion të dikujt, duke lënë hapësirë që lexuesi të krijojë përshtypjen se artikulli është një lajm.


Analiza:

Hibrid.info ka gjetur se portali në fjalë ka publikuar një opinion të një gazetari, të cilin është munduar ta paraqesë si lajm duke mos saktësuar autorin e shkrimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others