Të fundit | Radoiçiq nuk tha se Thaçi dhe Haradinaj i premtuan “kulla e qytete” Të fundit | Përdorimi i imazheve me IA për të paraqitur ngjarje reale dhe dilemat etike… Të fundit | Me anë të një balline gazete të gjeneruar nga IA, pretendohet rrejshëm se A… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish…
[ ARTIKULLI ]

Veseli nuk është liruar me kusht nga Haga

HIBRID

Portali “sinjali.com” ka publikuar një artikull me titull “Kadri Veseli lirohet me kusht nga Haga, kthehet në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i pasaktë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Në këtë artikull shkruan se Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë, për të vizituar babain e tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pra në asnjë rast nuk thuhet se Veseli është liruar me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, siç pretendohet në titull.

 Vegëza e artikullit të publikuar në “sinjali.com”:

https://sinjali.com/kadri-veseli-lirohet-me-kusht-nga-haga-kthehet-ne-kosove/?fbclid=IwAR0V6qY9ET5cTYISr0GQ4_BJ_Md5lpNUyNyzD51nYubmugPc3CawX9Mit0k


Më poshtë mund të lexoni se çka quajmë ‘lirim me kusht’ në kodin penal të Kosovës:

Neni 94

Lirimi me kusht

1. Personi i dënuar mund të lirohet me kusht në përputhje me këtë Kod dhe me Ligjin për Ekzekutimin eSanksioneve Penale, nëse ka bazë të arsyeshme se ai nuk do të kryej vepër të re penale. Kur merret vendimi për lirimin me kusht, duhet të merret parasysh sjellja e personit të dënuar gjatë mbajtjes së dënimit.

30

2. Personi i dënuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me të paktën pesë (5) vjet burgim, mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dy të tretat (2/3) e dënimit të shqiptuar. Për vepra tjera penale, personi i dënuar mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur gjysmën e dënimit të

shqiptuar.

3. Personi i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dyzet (40) vjet nga dënimi me burgim i shqiptuar. Periudha minimale e mbikëqyrjes nga ana e shërbimit sprovues do të jetë së paku pesë (5) vjet.

4. Lirimi me kusht vendoset nga Paneli për Lirim me Kusht i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës,në pajtim me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Është e qartë se Veseli nuk është liruar me kusht, por me leje speciale nga Gjykata në Hagë. Këtë e kanë konfirmuar edhe vet zyrtarë të kësaj gjykate në Hagë:

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për KOHËN.


Analiza:

Portali “sinjali.com” i ka dhënë qasje tjetër këtij shkrimi, duke i vënë titull të sajuar që nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen në tekst.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere