Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka thënë se “Do të jemi Izraeli i dytë me ekonomi të fortë”

HIBRID

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti: Do jemi Izraeli i dytë me ekonomi më të fortë në këtë vend”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Po ashtu, lajmi është i vjetër i publikuar më 9 shkurt të këtij viti, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, atëkohë kur i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte shprehur se “Kosova është çliruar nga Serbia, tash duhet të çlirohemi nga korrupsioni”. Pra, asnjëherë Kurti nuk ka thënë që Kosova do jetë Izraeli i dytë me ekonomi të fortë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është çliruar e pavarësuar nga Serbia, e në këtë zgjedhje, siç pretendon ai, duhet të çlirohet e pavarësohet nga k orrupsioni.

Kurti këto komente i bëri në tubimin zgjedhor me qytetarët e Suharekës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/26/albin-kurti-do-jemi-izraeli-i-dyte-me-ekonomi-me-te-forte-ne-kete-vend/?fbclid=IwAR0U82vXAS3CeLokZXWB30L1GqUoqt00Zogs25eZFfssYswH61YkjshwPQs


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar më 9 shkurt 2021 të publikuar në disa media online:

https://www.koha.net/arberi/257799/kurti-na-duhen-mbi-61-deputete-sepse-nuk-do-te-bejme-koalicion-me-askend/

https://www.botasot.info/zgjedhjet-2021/1506553/kurti-kosova-eshte-cliruar-nga-serbia-tash-duhet-ta-clirojme-nga-korrupsioni/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka përdorur një deklaratë të vjetër të bërë nga Albin Kurti, të cilën e ka publikuar me pretendim ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere