Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Nuk do të bjerë e tërë raketa kineze, por disa pjesë të saj

HIBRID

Disa nga portalet kosovare kanë publikuar artikuj në lidhje me raketën kineze, e cila ka dal nga kontrolli dhe mbetjet e saj pritet të bien në sipërfaqen e tokës gjatë kësaj fundjave.

Në titujt e këtyre artikujve pretendohet se gjoja raketa kineze pritet të bie në tokë, e ndërsa në tekst thuhet se bëhet fjalë për mbetjet e raketës.

Megjithatë, disa portale nuk kanë treguar as në tituj e as në tekst se bëhet fjalë për rënien e disa pjesëve të raketës, e jo rënia e saj si e plotë.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa portale kosovare:

http://gazetablic.com/raketa-kineze-jashte-kontrollit-del-harta-e-re-se-ku-mund-te-bjere-perfshihet-edhe-kosova/

https://telegrafi.com/live-raketa-kineze-jashte-kontrollit-po-afrohet-tokes-dhe-nuk-dihet-ende-se-ku-te-bjere/

https://indeksonline.net/rreziku-shqiperia-ne-listen-e-vendeve-ku-mund-te-bjere-raketa-e-madhe-kineze/


Edhe mediat kredibile ndërkombëtare pohojnë se në Tokë do të kthehen disa pjesë të raketës. Në artikullin e publikuar nga BBC, të cilin e kanë cituar disa portale vendore (kosovare), shkruan se “Pjesët nga një raketë kineze pritet të bien përsëri në tokë në mënyrë të pakontrolluar këtë fundjavë”.

https://www.bbc.com/news/science-environment-57013540

Rreth rënies së disa pjesëve të raketës shkroi edhe “bussinesinsider.com”. Në artikullin e këtij mediumi thuhet se “Diku në tokë, mund të bien pjesë raketash këtë fundjavë ndërsa anija kozmike e arratisur shpërbëhet në atmosferë”.

https://www.businessinsider.com/china-long-march-5b-rocket-parts-may-rain-down-2021-5


Analiza:

Pra, siç mund të vërehet nga kontrolli i fakteve, nuk do të kthehet në Tokë e tërë raketa kineze, pasi që pjesë te saj janë djegur. Pra në Tokë mund të kthehen vetëm disa pjesë të kësaj rakete..

Në asnjërën nga titujt e këtyre portaleve kosovare nuk tregohet saktë rreth rënies së pjesëve të kësaj rakete, por pretendohet se gjoja raketa pritet të bie si e plotë në tokë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere