Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Mesazhi i ambasadorit rus drejtuar Serbisë paraqitet pasaktë si paralajmërim ndaj Kosovës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi me mbishkrimin “Moska bën paralajmërimin e fortë për Kosovën, ‘Nuk do të mbijtetojnë’”.

Imazhi, i cili përmban edhe foton e presidentit rus, Vlladimir Putin, është publikuar në Facebook të hënën (17 nëntor) në Facebook nga faqet me emrat “N’Shqipni”, “Mrekulli” dhe “Shqiperia”.

Çka nuk shkon me këtë mbishkrim?

Hibrid.info ka gjetur se paralajmërimi i përmendur në këtë përmbajtje nuk i është drejtuar Kosovës.


Këto postime që kanë publikuar këtë imazh, të bashkangjitur e kanë vegëzen e një artikulli të publikuar në një portal të dyshimtë, “zodyakburcu.com”.

Vegëza ka artikullin me titullin “LAJM I FUNDIT – Moska bën paralajmërimin e fortë për Kosovën – Detajet”.

Në bazë të përmbajtjes së këtij artikulli, del se deklarata si e tillë nuk është bërë fare nga presidenti rus, Putin, por është deklaratë e bërë nga ambasadori rus në Beograd, Alleksandar Boçan Kharçenko. Megjithatë, ai deklaratën e bëri në drejtim të politikanëve serbë duke u thënë se “një politikan që do t’i vendoste sanksione Rusisë dhe do të njihte pavarësinë e Kosovës “nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte në krye të Serbisë””. Pra,nuk i është drejtuar Kosovës, por Serbisë për Kosovën.

Artikulli i plotë

“Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se një politikan që do t’i vendoste sanksione Rusisë dhe do të njihte pavarësinë e Kosovës “nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte në krye të Serbisë”. Kjo deklaratë, pa një adresë të qartë, duket se është një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj lidershipit serb”.

Pjesa e titullit në fotografi, “Moska bën paralajmërimin e fortë për Kosovën” krijon përshtypjen se Rusia po i drejtohet direkt Kosovës, ndërsa teksti me ngjyrë të kuqe “Nuk do të mbijetojnë”, duke qenë i vendosur si citat, duket si një shtesë ose vazhdim i paralajmërimit të pretenduar në titull.

Në bazë të përmbajtjes së disa prej komenteve të përdoruesve në këto publikime, mund të vlerësohet se audienca ka gjasa që pretendimin ta lexojë si një paralajmërim të Rusisë ndaj Kosovës, e sidomos kur në foto vendoset fytyra e presidentit rus, Putin.

Në kërkimet shtesë rezulton se fillimisht kjo deklaratë e ambasadorit rus ishte bërë publike më herët, gjatë gushtit të këtij viti (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Fotografia me mbishkrimin “Moska bën paralajmërimin e fortë për Kosovën, ‘Nuk do të mbijetojnë’” krijon përshtypjen se Rusia ka dhënë mesazh drejtuar Kosovës.

Megjithatë, bëhet fjalë për një deklaratë të ambasadorit rus në Beograd, Alleksandar Boçan Kharçenko, i cili iu ishte drejtuar politikanëve në Serbi që nëse i vendosin sanksione Rusisë ose e njohin Kosovën, nuk do të mund të mbijetojnë në drejtimin e shtetit – pra nuk bëhet fjalë për mesazh drejtuar Kosovës.

Edhe lexuesit e kanë keqkuptuar si një porosi të drejtpërdrejtë ndaj vendit tonë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere