Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “në Kosovë po blihen pasaportat falco zvicerane”, është i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Ja se si në Kosovë po blihen pasaportat falco Zvicerrane”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit. Gjithashtu, lajmi është i vjetër dhe nuk ka të bëjë asgjë me falsifikim të pasaportave zvicerane.

Lajmi origjinal është publikuar në korrik të vitit 2020 nga portali shqip në Zvicërr “albinfo.ch”, ku përshkruan procedurat e pajisjes me nënshtetësi e pasaportë zvicerane, me titull “Si të fitoni nënshtetësinë zvicerane nëse jetoni në Zvicër apo keni një prejardhje zvicerane”.

Pra, artikulli i publikuar nga “readkoala.com” nuk ka të bëjë asgjë me atë që pretendohet në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Zvicra nuk e bën të lehtë të bëhesh qytetar i saj – një fakt i dëshmuar nga rreth 25 përqind e banorëve të Zvicrës që nuk janë shtetas. Por ndërsa procesi është i vështirë, nuk është e pamundur.

Si për të gjitha çështjet e nënshtetësisë, vendbanimit dhe hyrjes në Zvicër, ju lutemi konsultoni këshilla zyrtare dhe / ose Sekretariatin Shtetëror të Migracionit për më shumë informacion, shkruan The Local.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/18/ja-se-si-ne-kosove-po-blihen-pasaportat-falco-zvicerrane/?fbclid=IwAR1ibYDgMPf6vcPbMYwAfrxvdlBGT8o-ChmJnoyxILrh6t0y6R4vZj5kzW0

Më poshtë mund të gjeni artikullin e përkthyer dhe të publikuar nga portali shqip në Zvicër “albinfo.ch”, ku njofton se si të fitoni nënshtetësinë Zvicerane.

https://www.albinfo.ch/si-te-fitoni-nenshtetesine-zvicerane/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka përdorur një lajm të vjetër që ka të bëjë me marrjen e nënshtetësisë zvicerane, dhe të njëjtin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë që gjoja në Kosovë po blihen pasaporta zvicerane të falsifikuara.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere