Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka paralajmërim për protesta kundër Qeverisë “Kurti 2”

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “breakingnews48h.com” më 28 qershor ka publikuar një artikull me pretendim se po paralajmërohen protesta kundër Qeverisë “Kurti 2”.

Por, pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky lajm është i vjetër, i publikuar më 18 prill, ndërsa portali i dyshimtë “breakingnews48h.com” është munduar ta paraqesë atë si aktual, duke i dezinformuar lexuesit.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “breakingnews48h.com”:

Partia Demokratike e Kosovës nuk i përjashton protestat për të kundërshtuar Qeverinë Kurti. Anë.tari i kryesisë së kësaj partie, Betim Gjoshi, ka deklaruar se mun.gesa e programit qeverisës dy muaj pas 14 shkurtit, tregon se VV nuk ka çka të ju ofrojë qytetarëve

Gjoshi shtoi se Qeveria Kurti në këto tri javë ka dhënë shenja të paaftësisë në qe.verisje.

Vegëza e artikullit të publikuar në “breakingnews48h.com”:

https://breakingnews48h.com/?p=2703&fbclid=IwAR3LVHYs_BmtC4V0PtfBZyepH0-SBKL_cn8u63Y33m6gd02TXlDbqWS43fY
https://breakingnews48h.com/?p=2703&fbclid=IwAR3LVHYs_BmtC4V0PtfBZyepH0-SBKL_cn8u63Y33m6gd02TXlDbqWS43fY

Në fakt, lajmi autentik ka të bëjë me një deklaratë të anëtarit të Partisë Demokratike të Kosovë, Betim Gjoshi, i cili atëkohë kishte deklaruar se mungesa e programit qeverisës dy muaj pas 14 shkurtit, tregon se VV nuk ka çka të ju ofrojë qytetarëve.

“Janë mjete demokratike, por asnjëherë duke e dëmtuar shtetin e Kosovës. Të gjitha mjetet që janë të lejueshme, përfshirë edhe protesta, është pjesë e jetës qytetare dhe reagimit qytetar. Si e tillë do të përdorim të gjitha mjetet për ta mbrojtur interesin qytetar. Sidomos kur cenohet sovraniteti, funksionimi i shtetit, demokracia dhe integriteti qytetarë ne do të jemi në ballë të mbrojtjes së tyre”, deklaroi Gjoshi.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”:

https://kosovapress.com/pdk-paralajmeron-protesta-per-te-kundershtuar-qeverine-kurti/


Analiza:

Portali i dyshimtë “breakingnews48h.com” ka përdorur një lajm të vjetër të publikuar më 18 prill të këtij viti nga “kosovapress.com”, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, ku ka arritur të grumbullojë shumë reagime dhe komente, pasi duket se lexuesit i ka bërë të mendojë se ky paralajmërim i protestave është aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere