[email protected]
Mediat në gjuhën shqipe e ngatërrojnë Sllovakinë me Slloveninë
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën shqipe, kanë publikuar lajmin për vendimin e qeverisë së Sllovakisë, i cili parasheh që vizitorët që futen brenda këtij shteti, duhet të jetë të vaksinuar me të paktën një dozë, ose në të kundërtën, të karantinoren për 5 ditë.

Ky lajm i përkthyer në gjuhën shqipe, fillimisht është publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSh), dhe është ripublikuar edhe nga media tjera në gjuhen shqipe. Mirëpo, pas leximit, shihet se në artikull përmban gabime, fillimisht të bëra nga ATSh, e më pas edhe nga portalet tjera.

Përderisa në titull të artikullit thuhet se vendimi është marr nga autoritetet sllovake, brenda në artikull shihet se autori e ka ngatërruar atë shtetin, duke përmendur autoritetet e në vendi tjetër që ka emër të ngjashëm, Slloveninë.

Artikulli i publikuar nga ATSh më 4 korrik 2021:

https://ata.gov.al/2021/07/04/sllovaki-karantine-e-detyrueshme-per-udhetaret-e-pavaksinuar/


I njëjti artikull është publikuar edhe nga portale tjera kosovare në gjuhën shqipe. Disa prej tyre e kanë shpërndarë artikullin në formën bruto, duke e lëshuar të njëjtin gabim si ATSh si:



Ndërsa, nga hulumtimi i hibrid.info është vërejtur se ka pasur raste kur, portalet e kanë gabuar edhe titullin dhe fotografinë. Pra në titull është shkruar se vendimi është marr nga Sllovenia, duke vendosur edhe fotografi me flamurin e këtij vendi:

https://www.arbresh.info/bota/sllovenia-vendos-karantine-te-detyrueshme-per-udhetaret-e-pavaksinuar/?fbclid=IwAR30_aGxpdY9IsuV9PgMxMGbSUf_WrSKqF5jY-F3YEf758V1Ror5Ssis6YU

Në fakt, vendimi ka qenë i autoriteteve të Sllovakisë, marr parasysh gjendjen jo të mirë të menaxhimit të pandemisë, si rezultat i refuzimit të popullsisë së këtij vendi për t’u vaksinuar (29%), ndër përqindjet më të ulëta, krahasuar me vendet tjera të BE-së. Për këtë arsye, autoritetet e këtij vendi, kanë vendosur të shtojnë masat e sigurisë, përfshi edhe karantinimin e atyre vizitorëve që nuk janë të vaksinuar.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar nga portali informativ i BE-se, “Euractiv.com”:



Analiza:

ATSh në artikullin e publikuar, ka lëshuar një gabim, i cili është përshkallëzuar edhe më tej, nga ripublikimi i këtij lajmi nga portalet tjera në gjuhën shqipe.

Duke qenë se gabimi i bërë, fillimisht nga ATSh, e më pas edhe nga portalet tjera, duket se nuk ka pasur ndonjë qëllim dezinformuar, hibrid.info e vlerëson këtë vetëm si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others