Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka politikan të dyshuar në vjedhjen e mbi 2 milionë eurove

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” vazhdon që të publikojë lajme jo të sakta, duke dezinformuar qëllimisht lexuesit. Këtë herë ka publikuar një artikull me titull “Të gjitha provat për vjedhjen e 2 Milion eurove po çojn tek ky politikan i njohur kosovar”.

Artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa një pjesë e tekstit është marrë nga një artikull i GazetaExpress.com, por në të cilin nuk përmendet emri i asnjë politikani kosovar, siç pretendohet nga portali i dyshimtë “Specialja.com” përmes titullit.

Teksti i plotë i publikuar në Specialja.com:

Të gjitha provat për vjedhjen e 2 Milion eurove po çojn tek ky politikan i njohur kosovar

Katër herë me radhë, zyrtari i Thesarit dyshohet se ka transferuar 2,077,995.90 eurot e shtetit në llogarinë e kompanisë “LDA Group”, me bazë në Llapushnik të Drenasit, pronarët e së cilës ndodhen në arrati.

Gazeta Express mëson nga burime të sigurta se në llogarinë e “LDA Gruoup” fillimisht ishin transferuar 633 mijë euro, herën e dytë 375 mijë, pastaj 330 mijë dhe për herë të fundit 750 mijë euro.

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/22/te-gjitha-provat-per-vjedhjen-e-2-milion-eurove-po-cojn-tek-ky-politikan-i-njohur-kosovar/?fbclid=IwAR1hnmEBT37l5pS7rCnvHzgXNtbTJhNL6PWgISd1TK_HoW9vRQYHgmpmHiw

Përveç emrave të zyrtarëve të dyshuar, deri më tani nuk është raportuar për asnjë përfaqësues politik të jetë përfshirë në këtë vjedhje. Njëjtë shkruhet edhe në artikullin e publikuar nga GazetaExpress, nga i cili është bazuar ky artikull i Specialja.com.

Vegëza e artikullit origjinal të publikuar në GazetaExpress.com:


Analiza:

Artikulli i Specialja.com përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Titull i këtij artikulli është bërë për të nxitur lexueshmëri më të lartë përmes rrjeteve sociale, me qëllim të përfitimit të klikimeve, të cilat më pas shndërrohen në përfitime materiale. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere