[email protected]
Disa media kosovare publikojnë artikuj me tituj përgjithësues, duke lënë mundësi për keqkuptim të lajmit
shape
shape
shape

Disa portale në Kosovë kanë publikuar një artikull që ka të bëjë me Bjellorusinë, ku autoritetet e kwtij shteti, bllokuan uebfaqen e një prej mediumeve të pavarura më të popullarizuara Nasha Niva, të cilës ia bastisën zyrat dhe ia kontrolluan gazetarët të enjten.

Megjithatë, portalet si “botasot.info” dhe “kosova-sot.info” në publikimin e këtij artikulli kanë përdorur tituj si “Prokurori mbyll gazetën e njohur opozitare dhe arreston kryeredaktorin e saj” dhe “Tmerr për mediet: Portali i pavarur bllokohet, zyrat i bastisen, redaktorët i arrestohen”, duke mos bërë të ditur se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Duke e ditur se këto portale (botasot.info dhe kosova-sot.info) janë nga Kosova dhe shumicën dërmuese të lexuesve i kanë shqipfolës, këta artikuj me tituj përgjithësues, lejnë të kuptojnë  se se ngjarja ka ndodhur në Kosovë apo vend tjetër shqipfolës.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalet “botasot.info” dhe “kosova-sot.info”:

Botasot.info

Autoritetet bjelloruse kanë bllokuar faqen e internetit të një gazete që ka qenë kritike ndaj udhëheqësit, Alexander Lukashenko.

Gazeta, Nasha Niva, një nga më të vjetrat e Bjellorusisë, mbuloi protestat kundër Lukashenkos verën e kaluar dhe ishte një burim i rëndësishëm informacioni për mbështetësit e opozitës.

Kosova-sot.info

Autoritetet në Bjellorusi e bllokuan uebfaqen e një prej mediumeve të pavarura më të popullarizuara në këtë shtet, Nasha Niva, ia bastisën zyrat dhe ia kontrolluan gazetarët të enjten.

Ministria e Informcionit njoftoi për masa kufizuese ndaj qasjes në këtë faqe paraditen e së enjtes, duke u thirrur në një udhëzim të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me Nenin 39 të ligjit bjellorus për mediet masive, për të cilin organizata “Freedom House” thotë se nuk kërkon proces gjyqësor dhe nuk ofron mundësi për ankesë.

Vegëzat e artikullit të publikuar në “botasot.info” dhe “kosova-sot.info”:

https://www.botasot.info/evrope-bota/1624083/prokurori-mbyll-gazeten-e-njohur-opozitare-dhe-arreston-kryeredaktorin-e-saj/?fbclid=IwAR2ht_8DS0gXgE1Erkg64LhMj2-VX2WAzWNzpNbydh2sG-EwASQhYko32kE

https://www.kosova-sot.info/lajme/555081/tmerr-per-mediet-portali-i-pavarur-bllokohet-zyrat-i-bastisen-redaktoret-i-arrestohen/


Analiza:

Këto portale në publikimin e këtij artikulli që ka të bëjë me mbylljen e një gazete në Bjellorusi, nuk kanë treguar në tituj se për gazetën e cilit shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se këto portale janë kosovare dhe lexuesit i kanë shqipfolës, me këta tituj të vendosur mund të bëjnë që lexuesi të besojë se ngjarja ka të bëjë me Kosovën, pasi një gjë e tillë mësohet vetëm pasi të klikohet artikulli.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “clickbait”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others