Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Paralajmërimi se “në muajin shtator pritet të ndodhë kaos”, është tërësisht i sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “revista-shqiptare.com” ka publikuar një artikull me titull “Bleni miell sa më shpejtë, ja se çfarë kaosi po pritet të ndodhë në muajin Shtator”.

Ky portal i dyshimtë ka vënë një titull tendencioz në këtë artikull, duke përhapur panik te lexuesit, me pretendimin se diçka e jashtëzakonshme pritet të ndodhë në muajin shtator.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtje.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në mediat kredibile në prill të vitit 2020 dhe ka të bëjë me mullistët kosovarë, të cilët atëkohë kishin paralajmëruar pezullimin e prodhimit të miellit për arsye se, shkak i importit me çmim të ulët nga Serbia..

Pra, nuk pritet të ndodhë asnjë gjë e jashtëzakonshme në muajin shtator, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “revista-shqiptare.com”:

Ndërkohë, pezullimi i përkohësisht i disa masave tarifore ndaj importit të miellit nga ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka ngjallur pakënaqësi tek mullisët e Kosovës.

Ata sot nuk kanë ofruar shërbime dhe shitjen e miellit për qytetarit në shenjë proteste ndaj këtij vendimi.

Pas mungesës disa ditore, në tregjet e Kosovës është kthyer mielli përsëri.

Vegëza e artikullit të publikuar në “revista-shqiptare.com”:

https://revista-shqiptare.com/loc/2021/07/11/bleni-miell-sa-me-shpejte-ja-se-cfare-kaosi-po-pritet-te-ndodhe-ne-muajin-shtator/?fbclid=IwAR2Vvm_YYfhRmTJ84l7HnHMIzAOOWGPOEhXexm9BnkF02E-wUEHfVhXhERg


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (prill 2020) në disa media online në Kosovë.

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=424012

https://www.koha.net/arberi/215701/mulliset-paralajmerojne-pezullimin-e-prodhimit-nese-nuk-rikthehet-tarifa-anti-damping-ndaj-importuesve/


Analiza:

Portali i dyshimtë “revista-shqiptare.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë edhe titull tendencioz që mund të përhapë panik te lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere