Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull keqinterpretues e lajm të vjetër

HIBRID

Artikulli me titull “Lajm i gëzueshëm për veteranët e vërtetë të UÇK-së” është publikuar sot (21 korrik) nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com”.

Hibrid.info pasi ka kontrolluar faktet, ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe se lajmi është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit 2019.

Lajmi ka të bëjë me ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i cili atëkohë në Prishtinë kishte takuar qindra veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u kishte premtuar se “bashkë me veteranët do të punonte për të zgjidhur çështjen e veteranëve të rrejshëm që janë hyrë në lista”.

Megjithatë, në artikullin e publikuar nga “readkoala.com” është fshirë emri i Kadri Veselit nga teksti, por është përmendur vetëm si “Lideri i PDK-së”, e që lë të kuptojë se lajmi është aktual dhe ka të bëjë me kryetarin e sapo zgjedhur të PDK-së, Memli Krasniqin.

Teksti i artikullit të publikuar nga “readkoala.com”:

Lideri i PDK-së, sot në Prishtinë ka takuar qindra veteran të luf tës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke përfshirë këtu familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, familjet e vikt imave civile, ish të burgosurit politikë, përbëjnë një pjesë të ndjeshme të shoqërisë dhe meritojnë përkujdesje të veçantë nga shteti.

/ 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE në SHQIP

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/21/lajm-i-gezueshem-per-veteranet-e-vertete-te-uck-se/?fbclid=IwAR1j4AI-9if847BJwOP2TfI5iwVeTkISqvATA4Sxieq4OPGso3dUtHWoqCE


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (21 shtator 2019) të publikuar nga disa media online në Kosovë.

https://www.koha.net/zgjedhjet-2019/185207/veseli-u-thote-veteraneve-se-do-ti-pastroje-listat-u-premton-beneficione/

https://telegrafi.com/veseli-veteraneve-te-bashkohemi-sikur-ne-lufte-per-ta-cliruar-kosoven-nga-korrupsioni/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Ky portal i dyshimtë ka larguar nga artikulli emrin e ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke e shkruar vetëm si “lideri i PDK-së”, që lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Memli Krasniqin, pasi ky i fundit tashmë është zyrtarizuar si i pari i këtij subjekti politik.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në medologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.



Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere