Disa media online si dhe grupe e faqe në rrjetet sociale, kanë publikuar postime e artikuj, ku pretendojnë se gazi lotsjellës në koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në festivalin e birrës në Korçë, u hodh nga aktivistë të Vetëvendosjes.
Portali online nga Kosova në gjuhën shqipe, “Botasot.info”, ka publikuar një artikull që korrespondon me këtë ngjarje që ndodhi mbëmë (22 gusht) në Korçë me titull “Mediat në Shqipëri: Debilat e Albin Kurtit prishën festivalin, mbushën spitalet”.
Ky artikull bazohet në pretendimin e ngritur nga një postim në Facebook me të njëjtën përmabjtje, të mediumit tjetër në gjuhën shqipe nga Shqipëria “Opozita.com”.
Vegëzat e publikimit të këtij pretendimi nga “Opozita.com” dhe “Botasot.info”:

https://www.facebook.com/opozitacom/posts/1982910991872004
Mirëpo ky pretendim rezulton të jetë i pavërtetë, pasi që është mohuar nga vetë selia e Vetëvendosjes, përmes një reagim në faqen zyrtare në Facebook:
Reagimi i VV-së në Facebook:
https://www.facebook.com/LVVShqiperi/posts/870359513905501
Pra pretendimi i ngritur nga portali Opozita.com, nuk ka asnjë mbështetje në fakte, pasi që vetë zyrtarët e VV-së e kanë mohuar këtë.
Ndërtimi i këtij pretendimi mund të jetë bërë nga qasja kundër e kësaj partie që ka pasur për mbajtjen e koncertit të Bregoviq-it në Korçë (shiko këtu). Mirëpo, kundër organizimit të këtij koncerti kanë qenë edhe grupe e individë të tjerë. Të fundit që kanë postuar kundër këtij koncerti, kanë qenë nga faqja zyrtare e “Tifozëve Kuq e Zi” (TKZ) (shiko këtu), të cilët në formë simbolike, kanë publikuar një grafit në mur me mbishkrimin “Ku nuk është një mesazh Facebooku” (shiko këtu). Në të njëjtën faqe, paraprakisht (18 gusht) është publikuar edhe një status, përmes së cilit tregohet se si institucionet relevante në Shqipëri u kanë bërë thirrje atyre që “të heqin dorë nga thirrja për bojkotimin e koncertit e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë”. (shiko këtu)
Analiza:
Pretendimi i bërë nga “Opozita.com” se hedhja e gazit lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviq-it në Korçë është bërë nga siç shkruhet “Debilat e Albin Kurtit”, është e pa-argumentueshme.
Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinormatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.