Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Titull tërësisht i sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Nuk ju shkon mendja, zbulohet çfarë i dha Avdullah Hoti presidentit Trump sdo ta besoni??”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në fakt, në përmbajtjen e këtij artikulli flitet për dhuratat që shkëmbyen ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.

Pra pretendimi i bërë përmes titullit, se gjoja kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i kishte dhënë dhuratë ish-presidentit Trump-it, del të jetë i rremë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

Nuk ju shkon mendja, zbulohet çfarë i dha Avdullah Hoti presidentit Trump sdo ta besoni??

Mediat serbe kanë zbuluar dhuratat që shkëmbyen Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump i ka dhënë Vuçiçit një stilolaps dhe çelësin e Shtëpisë së Bardhë. Vuçiç tha pas takimit se kreu i SHBA-ve i ka lënë edhe një shënim në një letër ku i thotë se “vetëm ai do të jetë në gjendje të futet brenda Shtëpisë së Bardhë”.

“Ky është një stilolaps që unë kam marrë nga Donald Trump. Vetëm ai ka nënshkruar me të, ndërsa ai më shkruajti një shënim në një copë letër. Kam marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Ai më tha: “Kjo është për ty që të jesh gjithmonë në gjendje të hysh në Shtëpinë e Bardhë”, – shprehet Vuçiç.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/2326?fbclid=IwAR11_Fhw-nLB2j8Y8olsmTiZgjAgYoBtIhBbEPPYlF1t2vaFV47b9k1kKOg
https://newsonline48h.com/tuv/news/2326?fbclid=IwAR11_Fhw-nLB2j8Y8olsmTiZgjAgYoBtIhBbEPPYlF1t2vaFV47b9k1kKOg

Më poshtë mund t’i gjeni vegëzat e artikullit të publikuar në kohë reale nga disa media online në gjuhën shqipe.

https://lapsi.al/2020/09/04/foto-zbulohen-dhuratat-qe-shkembyen-trump-dhe-vucic/


Analiza:

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka përdorur një lajm të vjetër të cilit i ka vënë titull të rremë, në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në të. Këtë artikull e ka shpërndarë faqja “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron afër 90 mijë pëlqime.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërteta. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere