[email protected]
Titulli “Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës anti-Covid”, është jo i saktë
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës anti-Covid”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, ku vërtetohet se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen, përmes së cilës shpjegohet se shteti i Sllovakisë ka parandaluar përdorimin e vaksinës nga prodhuesi rus me emrin “Sputnik V”, por jo edhe të tjera.

Me këtë titull të vendosur, autori tenton që t’i bëjë lexuesit të kuptojnë se lajmi ka të bëjë me ndalimin në tërësi të përdorimit të vaksinës anti-Covid në Sllovaki dhe kjo mund t’i dezinformojë lexuesit.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Sllovakia ndaloi sot përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzana Eliasova, tha se mbi 18.500 qytetarë sllovakë janë vaksinuar tashmë me këtë vaksinë.

Në muajin mars, Sllovakia ka blerë 200.000 doza Sputnik V, duke u bërë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që furnizohet me të tilla.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/565785/sllovakia-ndalon-perdorimin-e-vaksines-anti-covid/


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar këtë artikull me pretendimin se shteti i Sllovakisë ka ndalur përdorimin e vaksinës anti-Covid, por në përmbajtje thuhet se ky shtet ka ndaluar vetëm vaksinën ruse “Sputnik V”, e jo vaksinimin në tërësi.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others