Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se ushtria turke po dërgon dron e helikopter në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një videoje po pretendohet se “ushtria turke po dërgon dron, helikopter dhe raketë F12 në Kosovë”.

Ky pretendim u publikua dje (1 gusht) në TikTok nga llogaria me emër “mtrks25”.

Cila është e vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se video-materiali që shfaqet nga llogaria e lartcekur, qarkullon në internet që nga data 30 maj dhe është publikuar nga një llogari në gjuhën turke.

Në këtë video-material, përshkrimi i vetëm është “savaşgemsi denizci”, që në shqip përkthehet “luftanije detare”.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://archive.ph/yf9TI


Pas kërkimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në TikTok me datë 30 maj nga llogaria në gjuhën turke “susss1122”. (shih këtu)


Hibrid.info ka vërtetuar se nuk ekziston asnjë “raketë F12” ushtarake, siç pretendohet nga llogaria e lartcekur.

Duke kërkuar me fjalën “raketë F12”, na shfaqet satelit navigimi i Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore. (shih këtu)

Gjithashtu as institucioni relevant si Ministria e Mbrojtjes në Kosovë, së fundmi nuk ka publikuar ndonjë njoftim në lidhje me pranimin e ndonjë pajisje ushtarake si donacion nga Turqia. (shih këtu)


Hibrid.info ka trajtuar edhe më parë dhjetëra përmbajtje keqinformuese të publikuara nga llogaria “mtrks25”, të cilat janë vlerësuar si “lajme të rreme” e “dezinformata”. (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se një llogari në TikTok ka publikuar me datë 1 gusht një video të vjetër në të cilën paraqiten një luftanije turke dhe disa helikopterë.

Hibrid.info ka gjetur se kjo video qarkullon në internet që nga data 30 maj dhe në përshkrimin e saj shkruan “savaşgemsi denizci”, që në shqip përkthehet “luftanije detare”.

Përmes këtij video-materiali pretendohet rrejshëm se “ushtria turke po dërgon dron, helikopter dhe raketë F12 në Kosovë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere