Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fillimi i vitit shkollor do të ndodhë, por në një shtet tjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “worldnews83.com” ka publikuar një artikull me titull “Nxënësit e shkollës fillore kthehen në mësim me Maska”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, duke vërtetuar se titulli është përgjithësues dhe nuk e qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë. Por, vetëm pasi të klikosh mund të vërehet se ky vendim ka të bëjë me shtetin e Francës.

Ky portal i dyshimtë publikon artikuj që kanë lidhje me Kosovën, dhe tani me këtë titull përgjithësues të vendosur në këtë artikull, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me Kosovën.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

-Në të gjithë Francën ka nisur viti i ri akademik në ku shtet e pazakonta që dikton situata e pandemisë së CO VID – 19. 12 miIionë fëmijë -janë ri’kthyer në banka , por duke mbajtur maska sipas një pro’tokoIIi të rre ptë të ma’ save.

-Pre’sidenti EmanueI Macron vizitoi një shkoIIë fiIIore në qytetin jugor të Mar’sejës. Pasi përshëndeti fëmijët ai i siguroi të gjithë -për një proces sa më normaI më’simor.

Vegëza e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/nxenesit-e-shkolles-fillore-kthehen-ne-mesim-me-maska-detaje/?fbclid=IwAR29gKIRuT-SOzwp6bMLlx46SxtwVYHGi_f19RtlixrSFeDfKmFH9nYmH0E

I njëjti artikull me titull përgjithësues është postuar edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron mbi 50 mijë ndjekës.

Vegëza e postimit të artikullit në Facebook nga faqja “Express Gazeta”:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/228714535859618


Analiza:

Portali i dyshimtë “worldnews83.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me shtetin e Francës lidhur me një vendim për mbajtjen e maskave nga nxënësit si pasojë e virusit Korona. Por, këtij artikulli i është vënë titull përgjithësues duke mos treguar se cili shtet ka marrë këtë vendim.

Pasi ky portal i dyshimtë publikon artikuj në gjuhën shqipe dhe shumicën e tyre i ka të dedikuar për Kosovën, mund të thuhet se me këtë titull përgjithësues shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për shtetin kosovar.

Nga kontrolli fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

  Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere