Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar: Gjermania nuk ka detyruar Greqinë që ta njohë Kosovën

HIBRID

Disa portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Gjermania detyroi shtetin Grek ta pranon Kosovën, URIME NA QOFTË”.

Nga kontrollit i fakteve, i bërë nga hibrid.info, kuptohet që titulli i këtij artikulli nuk është i vërtetë, duke qenë se në tekst nuk paraqitet në asnjë rast pranimi i Kosovës shtet nga Greqia.

Në  gjendet lajmi i publikuar në tetor të vitit të kaluar, i cili ka të bëjë me njoftimin që shteti i Gjermanisë kishte dhënë leje që mallrat kosovare të mund të qarkullojnë nëpër rrugët e saj. Pra, në asnjë rast nuk përmendet që Greqia ka pranuar Kosovën si shtet si detyrim nga Gjermania.

Teksti i artikullit i publikuar në portalet e dyshimta “todaykhobor.com” dhe “specialja.com”:

Mallrat me origjinë nga Kosova nga viti 2021 munden që të kalojnë rrugëve të Gjermanisë.Është Ambasada e Gjermanisë që ka dorëzuar sot tek Ministria e Infrastrukturës e Kosovës një deri të re të lejeve të transportit. / Me anë të tyre kompanive kosovare u lejohet që t’i transportojnë mallrat nëpër rrugët gjermane,Gjermania është një nga tri top tregjet për të mirat kosovare gjatë periudhës së pandemisë.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta:

https://todaykhobor.com/healthy/gjermania-detyroi-shtetin-grek-ta-pranon-kosoven-urime-na-qofte/?fbclid=IwAR1kF6SNu_Zheryqr_Y4xkQqEwZ6zbb5u1k58UiKf5s-gZ7ldruvS_5I13c

https://specialja.com/lajme/2021/04/21/gjermania-detyroi-shtetin-grek-ta-pranon-kosoven-urime-na-qofte/?fbclid=IwAR0EzX8zOdopdjhrsJ_s50HAbfuq8LP7JeOBsM8cnfZIiF913xWpMaiwUFg


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa portale.

https://klankosova.tv/gjermania-jep-leje-qe-mallrat-kosovare-te-mund-te-qarkullojne-neper-rruget-e-saj/


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një lajm të vjetër, i cili ka të bëjë me njoftimin që Gjermania kishte dhënë leje që mallrat me origjinë nga Kosova nga viti 2021 do të munden të kalojnë rrugëve të shtetit gjerman.

Këtij artikulli, qëllimshëm i është vënë titull që pretendon rrejshëm se Gjermania ka detyruar Greqinë që ta pranojë Kosovën si shtet.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky shkrim vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere