[email protected]
Pretendim i rremë: Nuk ka lajm të keq për paga
shape
shape
shape

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull të sajuar “Lajm i keq për ju që po i prisni pagat në Kosovë”.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve në këtë artikull, ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Lajmi është i vjetër, i publikuar në gusht të vitit 2020, atëkohë kur Kuvendi i Kosovës nuk kishte proceduar për dekretim Ligjin për buxhetin në Zyrën e Presidentit.

Pra, nuk ka asnjë lajm të keq aktualisht sa i përket procedimit të pagave, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “gazetamitrovica.com” dhe “todaynews74.com”:

Lajm i keq për ju që po i prisni pagat në Kosovë

Ligji për Buxhetin, i rishikuar, i miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës, ende nuk është proceduar në Zyrën e Presidentit për dekretim.

Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës kanë thënë për KosovaPress se ligji është në fazën e inkorporimit dhe harmonizimit të amendamenteve dhe se pas përfundimit të këtij procesi, ai do të procedohet në Zyrën e Presidentit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta:

https://gazetamitrovica.com/2021/09/16/lajm-i-keq-per-ju-qe-po-i-prisni-pagat-ne-kosove/?fbclid=IwAR1l87ah2PhPFB6mJTV7dcbwYbWlf9NhDecrFdx3Ql4PGzLuxwBcYKkesyE
https://newstoday74.com/2021/09/16/lajm-i-keq-per-ju-qe-po-i-prisni-pagat-ne-kosove/?fbclid=IwAR2XjPvYqm_gh84LdHbFLLcXF5XR37okVBbs7fR0FAMYFtMnauwzhpQl8JY

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (4 gusht 2020) nga Agjencia e Lajmeve “Kosovapress.com”.

https://kosovapress.com/kuvendi-ende-nuk-ka-proceduar-per-dekretim-ligjin-per-buxhetin-ne-zyren-e-presidentit/


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë publikuar artikull të vjetër me pretendim ta paraqesin atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others