Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Faqja me pronësi të dyshimtë pretendon rrejshëm se ofron kredi deri në 150 mijë euro

FATBARDH DEMA

Faqja “Kredi personale” në Facebook vazhdon të publikojë postime me pretendime të rremë t’i paraqesë ato si oferta për kredi-marrje.

Me datë 11 qershor, kjo faqe ka publikuar një ofertë për kredi me anë të së cilës ka ngritur pretendimin se ofron mundësi kredi-marrje deri në 150 mijë euro brenda 24 orëve.

Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve, ka arritur të vërtetojë se kjo faqe, këtë postim e ka marr nga institucioni mikrofinanciar në Shqipëri “FED invest”, të cilës i ka ndryshuar përshkrimin.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid06qqDg4Atugzmq1Cwgn6KCZhaD6DQpu5t8nZzWmWJyMoSum24opEptTKvNb6zNLYYl


Postimi i publikuar nga kjo faqe me datë 11 qershor mban mbishkrimin “Kredia deri në 150.000 euro disbursohet brenda 24 orëve”.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo kampanjë është e Institucionit financiar në Shqipëri “FED invest”, e cila me anë të kësaj kampanje njofton se ofron kredi deri në 200 mijë lekë. (shih këtu)

Fotografitë krahasuese


Në këmbimin valutor vlera prej 200 mijë lekësh i bie të jetë mbi 1800 euro. (shih këtu)


Tjetër fakt shtesë që e bën më të dyshimtë këtë faqe në Facebook, është se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale” nuk ka të dhëna të mjaftueshme që dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që hibrid.info ka trajtuar postimet e bëra nga kjo faqe, e cila edhe më herët është munduar t’i përvetësojë kampanjat e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se kjo faqe përdor kampanja të bankave dhe institucioneve mikro-financiare në Kosovë dhe Shqipëri, të cilave ua largon logot, me pretendimin t’i paraqesë si të sajat.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere