[email protected]
Pretendimi se Bekim Jashari ka kaluar në Vetëvendosje, është i rremë
shape
shape
shape

Një artikull me titull “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje”, është publikuar nga portali i dyshimtë “albposnews.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i sajuar, që nuk përputhet me përmbajtje.

Në këtë artikull gjendet një koment i Sokol Halilit, i cili ishte bërë i njohur për lobimin e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, por tani kandidon për Kryetar të Skënderajt me Iniciativën Qytetare për Skënderaj.

Halili ishte shprehur se “nëse votoni idealin e Bekim Jasharit nuk ka dallim nga ideali i Albin Kurtit. Albin Kurti dhe Bekim Jashari janë dakorduar që komisionerët e VV-së ti shërbejn Bekim Jasharit. Në një të ardhme të afërt Bekimi do të kalon në VV”.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se Bekim Jashari ka kaluar në Lëvzivjen Vetëvendosje, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albposnews.com”:

https://albposnews.com/?p=371&fbclid=IwAR05Iz170UJqhd8fZFyjGu5oxEm5Lc7Qy0meTY8YsvlF_FEh-3sV0gY7-7g

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/2177187839052342/posts/4135080506596389/


Më poshtë mund të gjeni komentin e Sokol Halilit të postuar më 20 shtator në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/inciativaqytetare.perskenderaj/posts/182737830631670


Analiza:

Portali i dyshimtë “albposnews” ka publikuar një artikull me titull të sajuar duke pretenduar rrejshëm se Bekim Jashari është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, pasi të hyni në tekst shihet qartë se ky është vetëm një mendim i kandidatit për kryetar të Skënderajt nga radhët e Iniciativës Qytetare për Skendëraj, Sokol Halili.

Ai është shprehur se në një të ardhme të afërt Bekim Jashari do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others