Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i pretendimeve të rreme për liberalizim të vizave

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull “PO, PO, PO / Holanda liberalizon vizat për Kosovarët, shkoni në Amsterdam nga kjo datë pa vizë” .

Artikulli përmban titull tendencioz dhe të sajuar, pasi i njëjti nuk përputhet me përmbajtje.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, si dhe lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në maj të këtij viti.

Lajmi ka të bëjë me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili e kishte uruar Albin Kurtin, për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, duke i thënë se “ka marrë mandat të fortë dhe se shteti holandez është i përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/3652?fbclid=IwAR2sO4qF3Kd4LPnheVmG-GemYVFs1YzwN3gHBqoGhcbDLtPWSX_mGkImfH0

“Konakushqiptar.com” këtë artikull e ka marrë nga portali “gazetaexpress.com” dhe më pas i ka vënë titull të rremë.

Më poshtë mund të gjeni vegëzën e artikullit autentik të publikuar në “gazetaexpress.com”:


Ky artikull me titull të rremë për liberalizimin e vizave nga Holanda, është publikuar edhe më herët dhe po vazhdon të përsëritet.

Hibrid.info e ka trajtuar edhe më parë një artikull të tillë, i cili pretendonte rrejshëm për liberalizimin e vizave për Kosovën nga shteti holandez.


Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka përdorur një artikull të vjetër të publikuar nga “gazetaexpress.com”, të cilit më pas i ka vënë titull të sajuar, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe më herët dhe vazhdon të përsëritet nga portalet e dyshimta. Hibrid.info ka trajtuar edhe më parë një artikull të tillë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere