Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli “Vjen lajmi bombastik për liberalizimin e vizave nga Holanda për Kosovën”, i sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “PO PO PO!! Vjen lajmi bombastik për liberalizimin e vizave nga Holanda për Kosovën” .

Artikulli përmban titull tendencioz dhe të sajuar, pasi i njëjti nuk përputhet me përmbajtje.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban titull të rremë, pasi në përmbajtje gjendet vetëm urimi i kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, i cili e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës duke i thënë se “ka marrë mandat të fortë dhe se shteti holandez është i përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian”.

Pra, në asnjë rast kryeministri holandez nuk e ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “specialja.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Në letrën e tij kryeministri Mark Rutte e ka uruar Kurti duke i thënë se ka marrë mandat të fortë dhe se shteti i tij është i përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian./ Vazhdo lajmin më poshtë

“Kryeminstri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështetë Kosovën me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit.Për këtë thotë ai, ju si kryeministër e keni marrë një mandat të fortë nga populli i Kosovës, që së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përbëjnë elementet kryesore tëKosovës drejt Evropës dhe integrimit evropian. Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte” , thuhet në urimin e kryeministrit Rutte.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/06/po-po-po-vjen-lajmi-bombastik-per-liberalizimin-e-vizave-nga-holanda-per-kosoven/?fbclid=IwAR3RIQzAuEMLuwt5fv6t68RWafxvcluIHs5hqUkySbd8lnB3pXOqK0Xbn9o

“Specialja.com” këtë artikull e ka marrë nga portali “gazetaexpress.com” dhe më pas i ka vënë titull të rremë.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit autentik të publikuar në “gazetaexpress.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një artikull të publikuar nga “gazetaexpress.com”, të cilit më pas i ka vënë titull të sajuar.

Në artikullin gjendet letra e urimit nga kryeministri holandez, Mark Rutte për homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, ku tregon se shteti i Holandës është i përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Megjithatë, “specialja.com” e ka publikuar këtë lajm duke i vënë titull të rremë që gjoja Holanda ka dhënë lajm pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky shkrim hyn në kategorinë si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere