Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull dhe fotografi të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “worldnews83.com” ka publikuar një artikull me titull “AIarm RREZlKU ne Beograd !!! Serbia dhe Media Serbe bien ne Gjunje nga PoIicia e Kosoves”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst gjendet një lajm i vjetër, i publikuar më 21 shtator nga portali “zëri.info” dhe ka të bëjë me aksionin e Policisë në veri të vendit, atëherë kur hyri në fuqi reciprociteti për targat e veturave mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se është përhapur alarm rreziku në Beograd dhe se kjo ka lidhje me Policinë e Kosovës, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull të “worldnews83.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/aiarm-rrezlku-ne-beograd-serbia-dhe-media-serbe-bien-ne-gjunje-nga-poiicia-e-kosoves/?fbclid=IwAR0YfNuaHDaS3tGSMfSdj2aEU_euJYrCSN9Z4kJ5opeRKe3q18R_f9UH95s

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron mbi 60 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/101366028594470/posts/254879033243168/


Edhe fotografia në këtë artikull është joadekuate dhe e vjetër. Hibrid.info gjatë kontrollit të fakteve ka gjetur se kjo fotografi i përket protestës antiqeveritare në Serbi, e cila ka ndodhur më 8 qershor të vitit 2019.

Vegëza e artikullit të publikuar nga mediumi online “europeanwesterbalkans.com”, në të cilën gjendet fotografia në fjalë:


Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google” ka gjetur se lajmi autentik është publikuar më 21 shtator nga portali “zëri.info”. Vegzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.

https://zeri.info/aktuale/424290/mediat-serbe-dridhen-nga-snajperistet-e-policise-se-kosoves/


Analiza:

Portali i dyshimtë “worldnews83.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull dhe fotografi të rreme.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere