Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Qeveria e Kosovës do t’i paguajë personat që kanë qenë të infektuar me Covid-19

HIBRID

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” përmban titull të rremë se gjoja Qeveria e Kosovës do t’i paguajë personat që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjatë verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, pasi ai nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen.

Në tekstin e këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër i publikuar në nëntor të vitit 2020 dhe ka të bëjë me ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, i cili atëkohë kishte deklaruar se do të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se qytetarët e Kosovës që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, do të paguhen nga Qeveria.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetamitrovica.com”:

https://gazetamitrovica.com/2021/11/06/urime-kush-ka-qen-pozitiv-me-virus-do-ti-merr-kaq-para-nga-qeveria-e-kosoves/?fbclid=IwAR3Cp7RrVVGo-r9i6jR5riNUIGSiMt_GrPTvNQTCVFV_AKq5ZGsAktEMNok

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës dhe në këtë postim ka arritur të grumbullojë shumë reagime dhe komente të lexuesve.

Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/251440133692678


Gjatë hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin origjinal të publikuar në kohë reale (27 nëntor 2020) të publikuar në disa medie online në Kosovë.

https://telegrafi.com/hoti-ne-javen-e-ardhshme-te-votohet-ligji-per-rimekembje-ekonomike/

https://sinjali.com/hoti-thote-se-javen-tjeter-do-te-votohet-ligji-per-rimekembjen-ekonomike/


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull të vjetër që ka të bëjë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të cilit është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë se gjoja Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për të gjithë qytetarët që kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere