Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull me titull jo-adekuat

HIBRID

Portali i dyshimtë “fryma24.com” ka publikuar një artikull me titull “E pabesueshme, vjen lajmi bombastik për liberalizimin e vizave nga kryeministri Kroat dhe Konjufca”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull tendencioz, pasi i njëjti nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje të artikullit thuhet se “Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale, liberalizimin e vizave, integrimin evropian, shkëmbimet ekonomike, zhvillimet politike në rajon dhe tema të tjera me interes të përbashkët”.

Pra, nuk ka asgjë të pabesueshme apo lajm “bombastik” sa i përket liberalizimit të vizave, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “fryma24.com”. Gjithashtu, pretendimi i bërë në titull se ka lajm për liberalizimin e vizave është i pavërtetë, meqenëse në përmbajtje përshkruhet vetëm diskutimi që është bërë në këtë drejtim mes dy burrshtetasve.


Vegëza e artikullit të publikuar në “fryma24.com”:

https://fryma24.com/e-pabesueshme-vjen-lajmi-bombastik-per-liberalizimin-e-vizave-nga-kryeministri-kroat-dhe-konjufca/?33&fbclid=IwAR3ZzewVtUs6li_R1plf-pGBvE15XlMowbyCxAdbPBTlZ8qICTz5HkrgAzY

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës.

Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “33shi.com”:

https://www.facebook.com/33shi/posts/754915192109535


Gjatë kontrollit të fakteve, shihet se ky artikull është marrë nga portali “telegrafi.com” dhe qëllimisht i është ndërruar titulli, duke u munduar që përmes tij të nxisin lexuesit që të klikojnë në të.

Vegëza e artikullit të publikuar në “telegrafi.com”:

https://telegrafi.com/konjfuca-takon-kryeministrin-kroat-diskutojne-per-liberalizimin-e-vizave/


Analiza:

Portali i dyshimtë “fryma24.com” ka publikuar një artikull të cilit i ka vënë titull të sajuar, duke u munduar që të tërheqë lexuesit të klikojnë në të.

Gjithashtu, ky titull nuk i përgjigjet përmbajtjes dhe për këtë arsye hibrid.info ka vendosur që ta vlerësojë atë si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere