Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka deklaruar se Greqia do ta njohë Kosovën

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Greqia do ta njohë Kosovën.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Kurti dje (8 korrik) është pritur në takim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Gjatë takimi, kryeministri Kurti kishte kërkuar që shteti grek t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Por, pavarësisht kësaj, Kurti nuk ka mbajtur asnjë konferencë për media e as nuk ka thënë se Greqia do ta njohë Kosovën, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

Siç thuhet në njoftimin për media, kryeministri Kurti ka thënë se Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët.

Ai u falënderua për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj vendit Kosovës, që Greqia e ka dëshmuar sidomos në këta muajt e fundit, me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/52097?33&fbclid=IwAR352ZMqz_6iysSiVekLEcC96m91o2pW4QdA8SvgIQ3QIC19hoDxqz03Jb4
https://www.postlajme.net/52097?33&fbclid=IwAR352ZMqz_6iysSiVekLEcC96m91o2pW4QdA8SvgIQ3QIC19hoDxqz03Jb4

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit thuhet se “Ai u falënderua për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, që Greqia e ka dëshmuar sidomos në këta muajt e fundit, me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën”.

Vegëza e komunikatës së lëshuar nga zyra e Kryeministrit:

https://kryeministri.rks-gov.net/kryeministri-i-republikes-se-kosoves-albin-kurti-u-prit-ne-takim-nga-kryeministri-i-greqise-kyriakos-mitsotakis/

https://kryeministri.rks-gov.net/kryeministri-i-republikes-se-kosoves-albin-kurti-u-prit-ne-takim-nga-kryeministri-i-greqise-kyriakos-mitsotakis/

Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull ku ka pretenduar rrejshëm se Albin Kurti ka thënë se Greqia do ta njohë Kosovën. Ky pretendim del të jetë i pavërtetë.

Artikulli nga “postlajme.net” është publikuar edhe në faqen “33shi.com” në Facebook, e cila numëron mbi 46 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere