Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja e vjetër, pretendohet të paraqitet si aktuale, përmes titujve të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “khabarchautarinp.com” që ka përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar një artikull me titull “Ndahen Ndihmë Nga 300 Euro Për Se Cilën Familja Që Ka 2 Ose Më Shumë Fëmijë”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi është i vjetër, i publikuar në qershor të vitit 2020, dhe ka të bëjë me shtetin e Gjermanisë, atëkohë kur autoritetet e këtij vendi kishin rënë dakord për sigurimin e familjeve me 300 euro shtesë për fëmijë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “khabarchautarinp.com”:

https://khabarchautarinp.com/2021/12/14/ndahen-ndihme-nga-300-euro-per-se-cilen-familja-qe-ka-2-ose-me-shume-femije/?fbclid=IwAR2CQaBKnMKKDiDFi8BtJkzO6fzwTdhaVEuIuwZbsWsOUm6KQUFtT_6Fds0
https://khabarchautarinp.com/2021/12/14/ndahen-ndihme-nga-300-euro-per-se-cilen-familja-qe-ka-2-ose-me-shume-femije/?fbclid=IwAR2CQaBKnMKKDiDFi8BtJkzO6fzwTdhaVEuIuwZbsWsOUm6KQUFtT_6Fds0

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga dy faqet me të njëjtin emër “Gazeta Arberia”, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni më poshtë.

https://www.facebook.com/Gazeta666/posts/5150845631596928

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/4388380934599677


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (4 qershor 2020) nga portali “telegrafi.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “telegrafi.com”:

https://telegrafi.com/familjeve-nje-shtese-prej-300-euro-per-femije-publikohen-detaje-te-pakos-stimuluese-prej-130-miliarde-dollaresh-te-gjermanise/


Analiza:

Portali i dyshimtë “khabarchautarinp.com” ka publikuar një artikull të vjetër që ka të bëjë me shtetin gjerman, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Ky portal që ka përmbajtje në gjuhën shqipe, me këtë artikull të publikuar lë vend për keqinformim te lexuesit, duke bërë që të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin e Kosovës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere