Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Sondazh jokredibil para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh që pretendon se paraqet një sondazh, ku tregohet mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

Përmbajtja është publikuar më 1 shkurt, në TikTok nga një llogari me emrin “a.h19977”.

Sa është kredibil sondazhi?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur se një sondazh i tillë është publikuar nga burime kredibile.

Rezultatet e paraqitura në këtë sondazh të pretenduar janë: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 27.3, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 27.2 %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 24.6 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma Socialdemokrate 14.6 % dhe Lista për Familjen – 6.3%.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “PDK – 27.3, LVV – 27.2 %, LDK – 24.6 %, AAK – Nisma Socialdemokrate 14.6 % dhe Lista për Familjen – 6.3%”.

Por, rezultatet nga ky kërkim nuk kanë shfaqur një sondazh të tillë.

Hibrid.info ka trajtuar në disa raste përmbajtje që pretendojnë se paraqesin sondazhe (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se është realizuar një sondazh për mbështetjen popullore ndaj partive politike në Kosovë, është i pasaktë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se sondazhi i pretenduar nuk është publikuar nga burime kredibile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere