Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vitit 2018 pretendohet të paraqitet si aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me titull “Muajin e ardhshëm Ushtrisë së Kosovës i shtohet edhe flota tjetër e Humvee nga Amerika”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në media online në dhjetor të vitit 2018. Ky portal i dyshimtë i ka ndryshuar titullin me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në “timenews24hr.com”:

Ky kontigjent përfshinë 24 automjete të blinduara amerikane të tipit High ndryshe të njohura edhe si flota.

Raportohet se javëve të ardhshme do të nisën edhe kontigjente tjera nga Ushtria Amerikane për Ushtrinë e Kosovës.

“Pjesë e kontigjenteve tjera do të jenë pajisjet që i ka parë nga afër kryeparlamentari Veseli gjatë qëndrimit në bazën ushtarake të Gardës Kombëtare të Ioëas. Pra, do të ketë automjete të blinduara të serisë së fundit, siç janë blindat MRAP, të rezistueshme ndaj minave dhe të përshtatshme për betaje të hapura në territor të vështirë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/43155?fbclid=IwAR1T4T6EN699iSAvGR6OfG8keKmsSH6R72gciQRwn8IBagr8TcC_b2gQoZk

Ky artikull i publikuar nga ky portal i dyshimtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës.

Vegëza e artikullit të shpërndarë në Facebook nga faqja “Specialja”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/435982098166210


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, është gjetur artikulli i publikuar në kohë reale nga disa portale në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, të cilit i ka ndryshuar titullin, duke pretenduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi: Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere