[email protected]
Vuçiq e Rama nuk kanë thënë se do ta “krijojnë Jugosllavinë e re ku Serbia do të vendosë”
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama: Ta krijojmë Jugosllavinë e re ku Sërbia do të vendos ?”, është publikuar nga portali i dyshimtë “readkoala.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen në tekst.

Në këtë tekst shkruan se si Vuçiq ka kujtuar takimin e parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku tha se ishin si dy armiqë.

Por, në këtë përmbajtje asnjëherë nuk përmendet se Rama dhe Vuçiq kanë thënë se “Ta krijojmë Jugosllavinë e re ku Serbia do të vendosë”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po zhvillohet në Shkup mes tij, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kujtoi takimin e tij të parë me kryeministrin shqiptar, ndërsa tha se ishin dy armiqë.

Vuçiq tha se të dy e kishin ofenduar njëri-tjetrin për të përfituar politikisht.

“E mbaj në mend takimin e parë me Edin. Ishim në pozita të dy armiqëve kur njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë të mjaftueshme që ta ofendonim njëri-tjetrin për të fituar pikë politike në fushatë të brendshme. Por tani më nuk brengosemi për gjëra të tilla. Po mendojmë për ardhmërinë e përbashkët, për rezultatet e mundshme dhe kjo është”, tha Vuçiq.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/29/aleksandar-vuciq-dhe-edi-rama-ta-krijojme-jugosllavine-e-re-ku-serbia-do-te-vendos/?fbclid=IwAR0onn8z7sPaOVkmZr6ZUAw1EY5xA_sq8hFEkPpj7xIyytjxYxMRy1Jvq8s

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”, ku kanë grumbulluar shumë komente dhe reagime nga lexuesit.

Vegëzat e postimeve në Facebook të këtij artikulli me titull të rremë në faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”:

https://www.facebook.com/nekohe/posts/183964567098111

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/344133867351034

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në disa media online në Kosovë:

https://lajmi.net/vuciqi-kujton-takimin-e-pare-me-ramen-ishim-si-armiqe-tani-sbrengosemi-per-ato-gjera/

Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka kujtuar takimin e parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se atëkohë ishin si dy armiqë.

Mirëpo, këtij artikulli i është vënë titull i rremë me pretendimin se Rama dhe Vuçiq kanë thënë se “Ta krijojmë Jugosllavinë e re ku Serbia do të vendosë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others