Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Deputetët Rexhaj e Thaçi bëjnë pretendime të pa bazuara

HIBRID

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj dhe Halil Thaçi, në seancën e djeshme (28 dhjetor) të Kuvendit të Kosovës kanë pretenduar se po bëhen sabotime ndaj Qeverisë së Kosovës rreth çështjes së krizës energjetike.

Rexhaj pretendoi pa e argumentuar me asnjë fakt se në shumë vendbanime ka prishje të qëllimshme dhe siguresat hiqen qëllimshëm në mënyrë që të rritet pakënaqësia ndaj Qeverisë Kurti.

Gjithashtu, deputeti tjetër i LVV-së, Halil Thaçi pa asnjë fakt pretendoi se “Blloku B2” është një sabotazh”. Ai vazhdoi duke thënë se është i bindur për këtë gjë dhe se do të dalin fakte për këtë punë.

Pjesë nga fjalimet e Arbër Rexhajt dhe Halil Thaçit:

“Hiqen siguresat për të zgjatur ndërprerjet, për t’u rritur pakënaqësia ndaj kësaj qeverisje. Po të kishte shtet të së drejtës dhe ligjor, ata që e kanë pruar Kosovën në këtë gjendje e dinit se ku do të ishin”, tha Arbër Rexhaj.

“Këta deputetë që sot po qajnë me lot krokodili fort mirë e dinë se i kanë, edhe sot e tutje vazhdojnë me i pas në menaxhmentin e KEK-ut njerëzit e tyre të politikës të emëruar pa konkurse por të politikës që edhe sot po e sabotojnë KEK-un. Jam shumë i bindur që ‘Blloku B2’ është një sabotazh, që iu ka bërë. Shumë i bindur jam zotëri. Të dëgjova sa fole ti. Do të dalin faktet për këtë punë”, ka thënë Thaçi.


Më poshtë mund të gjeni këto deklaratë të deputëtëve të Vetëvendosjes, të publikuara në mediat online në Kosovë:

https://lajmi.net/del-nje-teori-e-re-nga-vv-po-hiqen-siguresat-qellimshem-per-ta-rritur-pakenaqesine-ndaj-qeverise-kurti/

Hibrid.info ka gjetur komplet deklaratat e dy deputetëve të Vetëvendosjes, të cilat mund t’i gjeni në videon më poshtë të publikuar në Youtube në kanalin zyrtar të Kuvendit të Kosovës.

Deklaratën e Rexhajt mund ta gjeni nga minuta 1:11:55

Deklaratën e Thaçit mund ta gjeni nga minuta 1:34:35



Analiza:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka pretenduar pa fakte se në shumë vendbanime ka prishje të qëllimshme dhe siguresat hiqen qëllimshëm në mënyrë që të rritet pakënaqësia ndaj Qeverisë Kurti.

Edhe deputeti tjetër i këtij subjekti politik, Halil Thaçi pretendoi pa e argumentuar me asnjë fakt se “Blloku B2” është sabotuar, duke shtuar se fakte për këtë gjë do të dalin më vonë.

Këto pretendime të këtyre deputetëve mund të jenë të vërteta, por të njëjtat nuk janë bazuar në asnjë referencë të vetme, dhe janë vetëm të përfolura e nuk argumentohen me asnjë fakt.

Bazuar në këtë kontroll të fakteve, ekipi i hibrid.info vendos t’i vlerësojë këta artikuj, pretendimet e deputetëve si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere