Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Hamza nuk ka bërë thirrje për protestë kundër Pavarësisë

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Është pretenduar në një publikim në Facebook se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë thirrje që më 17 shkurt të protestohet kundër Pavarësisë së Kosovës.

Pretendimi u publikua nga llogaria “Lule Gjeli” më 23 janar. Postimi përmban vetëm një fotografi të Hamzës nga një paraqitje televizive dhe përshkrimin: “Habit kryetari i PDK: Ben thirrje te protestohet kunder Pavaresise se Kosoves me 17 Shkurt”.

Përse po trajtohet kjo përmbajtje?

Pretendimi i “Lule Gjeli” nuk është i vërtetë. Megjithatë, publikimi ka zgjuar interesim të audiencës. Deri në momentin e trajtimit i ka mbi 470 komente, në mesin e të cilëve vërehet se ka komentues që e kanë perceptuar si të mirëqenë përmbajtjen.

Faktet:

Hamza në një shkrim në Facebook më 22 janar ka njoftuar se ai do t’i bashkohet protestës me moton “DREJTËSI, JO POLITIKË!”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” më 17 shkurt në Prishtinë. Kjo protestë, sipas organizatorëve, është thirrje për drejtësi në procesin gjyqësor ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Gjykatën Speciale në Hagë. Disa prej të akuzuarve kanë qenë në udhëheqje të PDK-së në të kaluarën.

Postimi i Hamzës:

Drejtësi, jo politikë!

Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne.

Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi.

Ndërkaq “Liria ka Emër” më 21 janar ka mbajtur një konferencë për media, ku e paralajmëroi organizimin e protestës paqësore. Organizatorët thanë se 17 shkurti nuk ishte zgjedhur rastësisht, por qëllimisht në Ditën e Pavarësisë për ta bërë protestën më simbolike.


As Hamza e as “Liria ka Emër”, siç mund të konstatohet në thirrjet e tyre në media sociale, nuk kanë paralajmëruar protestë kundër Pavarësisë.

Për shkak të imazhit, që e paraqet Hamzën kinse në një paraqitje televizive, hibrid.info ka kërkuar edhe me fjalët “Hamza bën thirrje për protestë kundër Pavarësisë”. Gjetjet në “Google” nuk rezultuan në pretendim të ngjashëm si ai i “Lule Gjeli”.

Edhe raportimet nga mediat reale për protestën e paralajmëruar për 17 shkurt, nuk kanë përmendur diçka siç pretendohet në publikimin e “Lule Gjeli” (shih këtu)


Publikimi ka nxitur komente, që në disa raste mund të kuptohet se e kanë perceptuar si të vërtetë pretendimin. Po ashtu në bazë të tyre mund të konstatohet se ka nxitur edhe gjuhë përçarëse mes komentuesve.


Analiza

Pretendimi i llogarisë “Lule Gjeli” në Facebook se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për protestë kundër Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt është i pavërtetë.

Ai ka ftuar për pjesëmarrje në protestën “Drejtësi, jo politikë!”, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

As Hamza e as organizatorët nuk kanë thirrur protestë kundër Pavarësisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere